Varrezat e protestantëve në Stamboll — Alexander Thomson. Mbishkrimi:  “Në përkujtim me dashuri Aleksandër Thomson, D.D., nga Abroothi i Skocisë. Për pesëdhjetëedy vjet qe banor i këtij qyteti, si misionar te çifutët nga Kisha e Lirë e Skocisë, si agjent i Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja, e pasi doli në pension u mor me punën letrare në të mirë të çifutëve DHE TË SHQIPTARËVE. Lindi më 2 dhjetor 1820. Vdiq më 15 janar 1899. ‘Fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime’ (Jeremia 15.16). Ngritur nga fëmijët e tij.”