Mirë se vini!

 

Misioni ynë është të nxisim zbulimin e historisë dhe mendimit shqiptar e protestant.

 

Qiriazi siblings

Takohu me heronj

 

… si vëllezërit e motrat Qiriazi, që dhanë dhe jetën për t’i shërbyer popullit tonë dhe për t’ia ndryshuar rrjedhën historike kombit.

Qiriazi siblings

Botime të reja …

Po festojmë përvjetorin e 125-të të Shkollës së Vashave duke nxjerrë botimet për jetën e Gjerasim dhe Sevasti Qiriazit.

Shkronjat tona janë të arta, ato duam ne!

Gjuhëtarë, mirë se vini! Protestantët prodhuan disa nga abetaret, librat, dhe shkollat e para në gjuhën shqipe.

Nisu për shtegtim

Bashkoju udhëtarëve të vjetër – si librashitësit e Shoqërisë Biblike – në eksplorime gjithë peripeci nëpër vendet e ndërlikuara të Ballkanit.

Rishkruaj historinë

… nëse të duket e nevojshme. Por shumicës prej nesh i mjafton që ta rilexojnë. Do të të ndihmojmë të gjesh burime të jashtëzakonshme.

Këndo me zë të lartë

Lëvizja protestante erdhi me muzikë në Shqipëri – me himne për besimin dhe atdheun.

Festo me ne.

Çfarë ndodhi 500, 200, 150 dhe 125 vjet më parë? Mëso për disa nga etapat kyçe në historinë shqiptare dhe protestante.

Hidhi një sy blog-ut tonë.

Çfarë të intereson? Shijo artikujt, videot dhe galeritë tona, të përgatitura nga ekipi i ISShP dhe nga miqtë tanë kontribuues.

Shih çfarë po botojmë.

Lëvizja protestante shqiptare botoi libra, artikuj dhe shumë gjëra të tjera. Ne po i gjejmë… dhe po i ndajmë me ty.

Biblioteka jonë

Dalëngadalë po ndërtojmë bibliotekën tonë, me synim të marrim burimet më të rëndësishme shqiptaro-protestante. Mirëpresim dhurime!

Fondi "Misioni Ungjillor Shqiptar"

Misioni Ungjillor Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar na ka dhuruar fondin e tij të vyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Fondi "Edvin Xhejks"

ISShP ka marrë fondin e vyer të pastorit protestant Edvin Xhejks, misionar në Korçë më 1932–1940.