Përvjetorë për t’u kremtuar në 2016-2017
Data të rëndësishme
Ngjarjet që po përkujtojmë i kemi renditur më poshtë me datat e sakta kur kanë ndodhur. Meqë 2016-2017 është vit jubilar, këto ngjarje nuk do t’i përkujtojmë të gjitha në datën e saktë të përvjetorit. Sapo të kemi evenimente dhe data të qarta, do ta përditësojmë këtë faqe.
31 tetor 1517
Atë ditë, më 1517, Martin Luteri gozhdoi një copë letre në derën e Kishës së Kështjellës në Vitenberg të Gjermanisë. Ajo përmbante 95 teza revolucionare që do të nisnin Reformacionin Protestant.
28 gusht 1816
Robert Pinkertoni i shkruan Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja për përkthimin e Dhiatës së Re në gjuhën shqipe.
1866
Konstandin Kristoforidhi, Aleksandër Tomson dhe Shoqëria Biblike botojnë Ungjijtë dhe Veprat në gegërisht për të parën herë në histori – duke e bërë Biblën të disponueshme për shqiptarët e veriut dhe duke ndikuar në bashkimin e popullit shqiptar në bazë të një gjuhe të përbashkët.
23 tetor 1891
Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi hapin shkollën e parë shqipe për vajzat, sipas modelit të shkollave të misioneve protestante që u hapën në mbarë Perandorinë Osmane dhe në Turqinë Europiane në vitet 1800.
14 nëntor 1892
Gjerasim Qiriazi me të tjerë themelojnë Vëllazërinë Ungjillore që kishte si “synim të vetëm zhvillimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e njohurisë së ungjillit”.
15 janar 1917
Yll’i Mëngjezit ishte një revistë e përdyjavshme historike, gjuhësore, letrare, pedagogjike e kulturore e cila trajtoi probleme të arsimit shqiptar dhe e cila u kushtoi faqe të tëra heronjve patriotike të popullit shqiptar, në prag të Konferencës së Paqes në Paris.
27 qershor 1996
Vdes Edvin Xhejks. Ai me të shoqen, Dorotinë, kishin qenë misionarë protestantë në Korçë më 1932-40. Dr. Xhejks ishte studiues i historisë shqiptare dhe shkroi një histori të gjatë për popullin shqiptar. Dorotia vdiq më 11 gusht 1997.