Misioni ynë është të nxisim zbulimin e historisë dhe mendimit shqiptar e protestant.
Vlerat tona | Ekipi ynë | Pyetje që bëhen shpesh | Çfarë është Protestantizmi?
Lëvizja protestante ndër shqiptarët është një ndër fushat më të pasura dhe më pak të hulumtuara të historisë shqiptare. Në verën e 2014-ës, një sërë hulumtuesish u bashkuan për të themeluar një institut për shkëmbimin e njohurive, për vënien e zbulimeve tona në dispozicion të të gjithëve dhe për nxitjen e studimeve të reja.
Ne e kemi pasion zbulimin, pasi ai na informon dhe na frymëzon. Prandaj bëjmë hulumtime – duke shfletuar libra të mykur në depon e ndonjë librarie, duke gërmuar nëpër koleksionet arkivore të universiteteve, ose duke kërkuar nëpër internet. Por zbulimi është i pavlerë nëse s’e ndajmë me të tjerët, prandaj ne i botojmë ato që gjejmë, ose ju tregojmë se ku të kërkoni.
Ne nxisim hulumtimin shqiptar dhe protestant. Themeluesit tanë e krijuan institutin në bazë të hulumtimeve të tyre të përbashkëta për lëvizjen protestante shqiptare. Sidoqoftë, e kuptojmë se kjo fole është e ndërlidhur me shumë disiplina të tjera, përfshirë historinë e përgjithshme shqiptare dhe ballkanase (joprotestante) apo historinë protestante (joshqiptare). Kështu, gama e zbulimeve tona është e gjerë:
Fokusi ynë është historia dhe mendimi shqiptar dhe protestant. Po punojmë me mijëra dokumente të panjohura, ose pak të njohura, plot me mundësi për të hedhur dritë mbi historinë shqiptare dhe atë ballkanase, gjuhën shqipe, gjuhësinë e përgjithshme, misiologjinë, filozofinë, kulturën, antropologjinë, teologjinë, etnografinë, e të tjera. Aktorët janë njerëz të vërtetë, si ne, me vështirësi të vërteta, si ne, prandaj na interesojnë veprimet dhe mendimi i tyre – çfarë bënë dhe pse.
Ky institut vjen në një çast shumë të rëndësishëm… Numri i protestantëve në Shqipëri është shumë i vogël në krahasim me popullsinë, por trashëgimia e tyre e shkruar është shumë më e madhe se ajo e kujtdo tjetër… Themelimi i këtij instituti është një dritare madhështore, që do t’u lejojë shqiptarëve të shohin historinë e tyre, ta lexojnë, ta kuptojnë dhe të ndihen krenarë.
MAL BERISHA, ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar