Histori e përgjakur, tragjike, e zhurmshme dhe e gjatë

Nga Xhevat Lloshi, shkruar më 1997, recension për librin e Edwin E. Jacques: “Shqiptarët, vëllimi I: Populli shqiptar nga lashtësia deri në vitin 1912” (botim i “Kartë e Pendë”, 1996)

Në Lundër të Tiranës para pak kohësh u dogj një magazinë. U dogjën edhe disa mijëra kopje të një libri kushtuar historisë së shqiptarëve, si për të vërtetuar atë që është shkruar brenda faqeve të tij, se historia jonë është dhe vazhdon të jetë tragjike edhe në ditët e sotme.

Autori Edvin Xhejks vdiq vitin e kaluar. Nuk është francez, siç do Featured Jacques.001të kujtohej nga shkrimi i mbiemrit: Jacques. Nuk është një historian, që ka bërë një libër si pjesë e punës së zakonshme të një specialisti. Ai i ka njohur shqiptarët që para 60 vjetëve, kur ishte misionar në Shqipëri, dhe është një lidhje shpirtërore kaq e gjatë, që ka gjetur shprehjen në një libër për shqiptarët.

Emrin e Xhejksit e kam ndeshur për herë të parë më 1972 në dokumentet e arkivittë Shoqërisë Biblike të Londrës. Ka shkruar më 19 janar 1946 një letër, të cilën nuk e kam botuar, drejtuar Misionitë Dhurimit të Shkrimeve të Shenjta në Londër. Në atë kohë Xhejksi punonte për Kishën Baptiste të Majlendit në Fiçbërg të Masaçusetsit, SHBA. Në verën e vitit 1945 ai nuk arriti të rishikonte drejtshkrimin e ungjillit të Mateut për një botim të ri shqip dhe më 18 janar 1946 vajti në Boston për të biseduar me Fan Nolin, që t’ia ngarkonte atij këtë punë, sepse “e shkruan shqipen me një stil të bukur e të shkëlqyer”. Meqë Noli nuk e mori përsipër, Xhejksi propozonte që këtë punë ta bënte Koci Treska në Korçë. Shumë interesante janë pohimet e tij në këtë letër, se e ka vizituar gjithë Shqipërinë, se e fliste toskërishten dhe e kuptonte gegërishten, ngaqë këto dy dialekte nuk janë të largëta. Është pra një nga të paktët studiues, që kanë shkruar për problemet shqiptare, duke u njohur drejtpërdrejt në gjuhën shqipe me lëndën e gjerë përkatëse. Shqetësimi i tij kryesor atëherë ishte që të bëhej një Bibël e plotë shqip. Ai shpresonte të vinte në Shqipëri me një Mision të Shoqatës Baptiste Konservative dhe me Nikolla Laskon nga Çik:igoja bashkë me të shoqen.

Edvin Xhejksi nuk arriti të kujdesej për një Bibël të plotë shqip dhe nuk u kthye dot në Shqipëri si misionar. Bëri vetëm një vizitë më 1986 për të cilën shkroi një raport “Albania Today”, Pittsfield 1986,32f. Por më 1995 botoi librin për historinë e shqiptarëve që nga kohët piehistorike deri në ditët e sotme: The Albanians: An Ethnie History from Pre-Historic Times to the Present. Vëllimi i parë ka dale i përkthyer shqip prej Edi Seferit, i shtypur në Stamboll në 3000 kopje. Nuk di sa kopje kanë shpëtuar nga djegia. Botuesi ka premtuar që ta ribotojë dhe ne vetëm mund ta përshëndesim nga zemra.

Ndonëse vëllimi hapet me këto fjalë të Parathënies: “Kur komunizmi ra në të gjithë Evnopën Lindore, Shqipëria mbeti bunkeri i flindit i stalinizmit,” ai nuk do ti kënaqë ata, që duan ta nxijnë të kaluarën e Shqipërisë dhe të mohojnë çdo punë të bërë. Përkundrazi, Xhejks flet me respekt e njohje të mirë për studimet e autorëve shqiptarë, çmon “përparimin e madh në ekspiorimin arkeologjik të Shqipërisë së lashtë: të qendrave parahistorike dhe qyteteve të fortifikuara, të kalave dhe varreve”, të bërë nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike pas çlirimit dhe nënvizon: “Veç Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, në Tiranë, muze të rëndësishëm gjenden sot edhe në qytetet fare të largëta dhe në pikat kryesore arkeologjike”. Autori përmend jo vetëm në bibliografinë e pasur, po edhe brenda tekstit studiuesit tanë, p.sh. duke e quajtur prof. E. Çabejn “figura më e shquar në fbshën e gjuhësisë”, duke vlerësuar veprat e prof Sh. Demirajt sepse “studiuesit e huaj, me siguri do të çmojnë përmbledhjet e gjera të autorit në anglisht”, ndërsa për Kuvendet e Studimeve Ilire në Tiranë thekson se “mblodhën së bashku në Tiranë dijetarë të shquar të arkeologjisë dhe të disiplinave të tjera nga Shqipëria dhe nga vende të huaja”.

Koncepti i një historiani për periodizimin e epokave përbën zakonisht edhe mënyrën e ndarjes së një trajtese te gjerë. Nga lashtësia e deri më 1912 Xhejski dallon tri etapa të mëdha: Shqipërinë e hershme deri te pushtimi i plotë romak më 168 para Krishtit, Shqipërinë në evoluimin e saj dhe si vend i krishterë, Shqipërinë pas pushtimit osman dhe islamizimi i saj. Theksimi i disa aspekteve të historise fetare të shqiptarëve është diçka e mirëpritur, po të kujtojmë se kjo anë për shumë dekada është lënë në heshtje në studimet tona. Për herë të parë në një vepër të tiilë përmendet diçka edhe për protestantet.

Për periudhën e hershme Xhejksi ka shfrytëzuar gjerësisht rezultatet e arkeologjisë shqiptare, gjë që përfat të keq ende nuk është bërë tek ne, pasi vëlimi i parë i Historisë së Shqipërisë, që përfshin këtë periudhë, është botuar pothuaj 40 vjet më parë dhe Akademia e Shkencave ende nuk e ka ripunuar, siç është bërë me tre vëllimet e tjera. Xhejksi ka përfshirë gjerësisht thëniet që lidhen me pellazgët e ilirët që nga Homeri e deri te gjithë autorët e tjerë antikë, duke ndihmuar që të mënjanohen grafomanëte sotëm, të cilët manipulojnë me këto citime. Autori i përmbahet hipotezës pellazgjike, e cila paraqet vështirësi të medha per t’u bërë një koncept objektiv historik, por edhe kështu të paktën i vihet një ledh fantazisë pellazgjike, sepse pyetjet marrin formë konkrete: a ishte pelazg qytetërimi kreto-miken, çfarë do ta provonte se trojanët ishin pellazgë, deri në ç’masë kultura shqiptare munt të identifikohet me rrënjë pelazge, duke na dale kështu me identifikimin grek etj. etj.

Për periudhën deri në pushtimin osman do te vlerësoja sidomos integrimin e ngjarjeve të trojeve shqiptare me proceset e mëdha botërore. Një nga të metat e teksteve tona të historisë është paraqitja e zhvillimeve të brendshme jashtë kontekstit të madh botëror, në të cilin ne natyrshëm bëjmë pjesë dhe pa të cilin nuk kanë shpjegim proceset e brendshme. Parakalojnë me radhë romakët, bizantët disa herë, gotët, bullgarët, normanët e deri te osmanët. Gjithë duke e quajtur Skënderbeun te pamposhtur, autori kapitullin kushtuar atij e quan “sukseset e përkohshme të Skënderbeut”. gjë që kërkon vërtet nje reflektim të vazhdueshëm për këtë epope, ndonëse na duket sikur e dimë dhe e kemi thënë gjithçka për të.

Për pjesën e tretë, ndonëse më të njohur nga lexuesi ynë të zakonshëm, të tërheq vëmendjen përcaktimi i kryengritjeve për pavarësi si “përpjekje revolucionare për pavarësine e Shqipërisë”, ndërsa i Rilindjes Kombëtare kulturore si “Revolucioni paqësor shqiptar”. Mbyllet ky vëllim i parë me kreun: “Besimi i patundur në kombësinë e Shqipërisë.” Mund te them se ne te vërtetë kjo është fryma qe e përshkon të gjithë këtë vepër: autori ka vetë një besim të patundur te shqiptarët si komb, ai erdhi si misionar midis tyre dhe iu përkushtua pikërisht sepse e kishte në shpirtin e vet këtë besim.

Historiani Edvin Xhejks ka shkruar një libër me shumë informacion për shqiptarët, po në të ka shumë më tepër dashuri për vendin tonë, për vlerat e këtij populli. Vetvetiu kështu ky libër kthehet në një apologji për shqiptarët në këto kohë, kur imazhi i tyre është dëmtuar rëndë në botë, kurse vetë autori kthehet në një mbrojtës të flaktë të çështjes shqiptare. Aq më e madhe bëhet pesha e kësaj vepre, po të mbajmë para sysh se është botuar në gjuhën më të përhapur sot, në anglishten, dhe në një vend si Shtetet e Bashkuara. Autori e thotë në Parathënie se e ka hartuar veprën jo vetem per shqiptarët, por edhe për gjithë ata që kërkojnë material anglisht për Shqipërinë. Vlerësimet për traditat, kulturën, gjuhën dhe shpirtin e shqiptarëve i përshkojnë gjithë faqet e historisë se Xhejksit. Lexuesit tanë do ta përpijnë këtë vepër, të etur për të gjetur se si na sheh një vëzhgues i thelluar që përtej oqeanit, por edhe do të provojnë një kënaqësi intelektuale nga vlerësimet e tij. Ky është një libër i shkruar me dashuri. Specialistët tanë mund të vënë në diskutim disa teza dhe interpretime te tij, mund të gjejnë mungesa e pasaktësi, por edhe ata do te nënshtrohen nga dashamirësia e autorit. Deshiroj ta mbyll vetëm me dy fjalë të tij, që në këto ditë të vështira marrin tingëllim pothuaj profetik: “Këta bij të shqipes nuk do ta humbnin kurrë dashurinë për vendin, lirinë dhe gjuhën e tyre”.

Botuar në “Universi Shqiptar i Librit: Botime të reja për historinë e Shqipërisë”, 1997, TOENA, f. 11-12. Ribotuar nga ISShP me lejë.