Ekipi ynë
Ne jemi një ekip i larmishëm vullnetarësh. Vizioni ynë i përbashkët eshte nxitja e zbulimit të historisë dhe mendimit shqiptar e protestant.

Femi Cakolli
Komiteti ekzekutiv
Dr. Cakolli e përfundoi doktoraturën në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, me specialitet letërsinë historike dhe biblike shqiptare. Ai është pastor, autor dhe botues. Biografia e plotë.

Xhevat Lloshi
Kryekëshillues për gjuhësinë shqipe

Teuta Toska
Komiteti ekzekutiv
Prof.as.dr. Toska është hulumtuese, redaktore dhe zëvendësdekane në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Ajo ka analizuar tekste të hershme biblike shqip dhe redakton botimet e ISShP. Biografia e plotë.

Diana Dako Hoxha
Këshilltare
Diana Dako Hoxha është mbesa e Sevasti Qiriazi Dakos dhe Kristo Dakos, dhe u rrit nga motra e gjyshes së saj, Parashqevi Qiriazi. Ajo studioi në Fakultetin Filologjik në Tiranë dhe punoi si mësuese e gjuhës angleze përpara se të shpërngulej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e saj.

David Hosaflook
Drejtor ekzekutiv
David Hosaflook ka jetuar në Shqipëri që nga viti 1992. Po përfundon doktoraturën në historinë shqiptare në Universitetin e Tiranës. Ka përkthyer dhe redaktuar veprën klasike të Marin Barletit në shekullin XVI, Rrethimi i Shkodrës. Bibliografia e plotë.

John Quanrud
Komiteti ekzekutiv

Ledio Hala
Asistent për kërkime shkencore dhe redaktime
Ledio është duke ndjekur studimet e doktoratës në Gjuhësi të Përgjithshme në Universitetin e Hamburgut. Ai ka përfunduar studimet master në Albanologji në LMU Mynih dhe punon si lektor i shqipes në Universitetin e Regensburgut dhe në Universitetin e Zyrihut. Ai angazhohet gjithashtu në punë kërkimore dhe redaktuese për projektet e ISShP-së.

Robb Provost
Bordi mbikëqyrës

Bertina Salliu
Asistente për kërkime shkencore dhe administrim
Bertina përfundoi masterin në fushën e historisë në Universitetin e Tiranës me një temë diplome për Aleksandër Tomsonin dhe marrëdhënien e Shoqërisë Biblike me figurat kombëtare shqiptare të shekullit XIX. Ajo asiston pranë stafit të ISShP pothuajse në gjithçka!rtina

Ardita Shehu
Këshilluese për çështje financiare
Ardita është themeluese e “OJF Finance & Konsultim” dhe e rrjetit “Women with Impact” (WIN). Ajo gjithashtu shërben si Drejtoreshë Finance e Shoqërisë Kristiane të Burgosurve të Shqipërisë dhe këshillon ISShP-në për çështjet financiare, raportimin dhe respektimin e rregulloreve të OJQ-ve.

Mal Berisha
Këshillues

Dana Stucky (1951–2018)
Bashkëthemeluese
Dana Stucky ka qenë hulumtuese dhe shkruese e pasionuar për lëvizjen e arsimit të femrave dhe atij ungjillor në Shqipëri. Ka udhëtar në arkiva dhe biblioteka në mbarë botën. Ka jetuar për rreth njëzet vjet në Korçë dhe ishte një themeluese e ISSHP.