Historia e Shkrimit të Shenjtë (1870 e 1872) dhe Katër Katekizma (1867 e 1872)
Prof.dr. Xhevat Lloshi ka përgatitur për botim transkriptimin dhe analizën e katër botimeve të K. Kristoforidhit, dy në gegërisht e dy në toskërisht, nga shek. XIX. Nga hyrja e Lloshit:
Komisia Letrare (1917) pranoi që gjithë format gramatikore të mbështeteshin te shkrimet e Kristoforidhit dhe “paraven për tekst të gjuhës së përbashkme shkrimet e Kristoforidhit.” Për këtë arsye në shtjellimin e mësipërm këtu i kam kushtuar vëmendje pak më të gjerë anës
gjuhësore. Përfundimisht, në mbledhjen e 15 dhjetorit 1917: “Komisija Letrare në mbledhje të sotshme po vendon me shtypun, mbas rregullavet t’orthografis së re Historin e Shejte të Kristoforidhit, edhe këte barrë po ia ven z. Luigj Gurakuqit, misit të Komisis.”Ribotimi nuk u bë për shkak të rrethanave të kohës, kur po shkonte drejt fundit Lufta e Parë Botërore. Tashti, plot një shekull më vonë, po e plotësojmë këtë kërkesë të Komisisë Letrare në Shkodër për ta ribotuar Historinë e Shenjtesë Shkrojë.