{"id":4216,"date":"2021-04-04T13:00:38","date_gmt":"2021-04-04T13:00:38","guid":{"rendered":"https:\/\/instituti.org\/?p=4216"},"modified":"2021-04-04T13:00:41","modified_gmt":"2021-04-04T13:00:41","slug":"predikimi-i-fundit-i-gjerasim-qiriazit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/instituti.org\/sq\/predikimi-i-fundit-i-gjerasim-qiriazit\/","title":{"rendered":"&#8220;Sh\u00ebrimi i m\u00ebkatit&#8221; \u2014 Predikimi i fundit i Gjerasim Qiriazit"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\"><strong>\u201c<em>Gjaku i Jezu Krishtit t\u00eb Birit t\u00eb atij na q\u00ebron [pastron] nga \u00e7do m\u00ebkat<\/em>.\u201d (1 Gjonit.1:7)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Besimi ka ngjashm\u00ebri t\u00eb madhe me mjekun (sh\u00ebruesin \/eqiml\u00ebkn\u00eb<a href=\"#_ftn1\">[1]<\/a>), sepse ashtu si mjek\u00ebsia ka p\u00ebr pun\u00eb nd\u00ebrtimin e sh\u00ebndetit t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe t\u00eb forcuarit e trupit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, k\u00ebshtu edhe besimi ka si q\u00ebllim t\u00eb ngriturit e shpirtit t\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb gremisur edhe t\u00eb forcuarit e tij, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgatitja [ndreqja] p\u00ebrs\u00ebri e shpirtit dhe t\u00eb forcuarit e tij p\u00ebr t\u00eb rrojtur jet\u00eb t\u00eb vlefshme, t\u00eb mir\u00eb e hijemadhe; me nj\u00eb fjal\u00eb, puna e besimit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrimi i m\u00ebkatit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Prandaj ashtu si \u00ebsht\u00eb udha q\u00eb ndjek mjek\u00ebsia p\u00ebr sh\u00ebrimin e trupit, sipas nj\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe udha q\u00eb ndjek besimi p\u00ebr sh\u00ebrimin e shpirtit, edhe ashtu si sh\u00ebrimi i trupit \u00ebsht\u00eb i varur nga t\u00eb njohurit e s\u00ebmundjes edhe nga t\u00eb p\u00ebrdorurit e mir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb p\u00eblqyer dhe t\u00eb provuar prej mjek\u00ebve, k\u00ebshtu edhe sh\u00ebrimi i shpirtit \u00ebsht\u00eb varur nga t\u00eb pohuarit e s\u00ebmundjes\u00a0edhe nga t\u00eb p\u00ebrdorurit e mir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb provuar t\u00eb Ungjillit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Mjeku ka si detyr\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb mir\u00eb q\u00eb ta njoh\u00eb s\u00ebmundjen, pastaj t\u00eb jap\u00eb bar\u00ebrat q\u00eb duhen, dhe m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb udh\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb rregull stilin e jet\u00ebs. N\u00ebse nuk njihet natyra e s\u00ebmundjes, n\u00eb vend t\u00eb sh\u00ebrimit, s\u00ebmundja shtohet, edhe n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje e madhe, e r\u00ebnd\u00eb dhe e rrezikshme, rezultatet e mosnjohjes mir\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tmerrshme. Po vet\u00ebm t\u00eb njohurit e mir\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes nuk ka dobi; n\u00eb mos u dh\u00ebn\u00e7in bar\u00ebrat q\u00eb duhen, t\u00eb njohurit e mir\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb s\u00ebmundjes asndonj\u00eb dobi nuk sjell, sh\u00ebrimi nuk vjen. Po ka edhe s\u00ebmundje t\u00eb k\u00ebqija, kund\u00ebr t\u00eb cilave gjer sot nuk \u00ebsht\u00eb gjendur mjekimi; n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb k\u00ebtill\u00eb \u00e7\u2019dobi ka nga njohja e mir\u00eb? \u2013 At\u00ebher\u00eb mjeku nuk \u00ebsht\u00eb ngush\u00ebllimtar i \u00ebmb\u00ebl i t\u00eb s\u00ebmurit, po nj\u00eb mik i helmuar, t\u00eb cilit dituria i tregoi d\u00ebnimin e t\u00eb s\u00ebmurit me vdekje. Po edhe t\u00eb p\u00ebrdorurit e bar\u00ebrave q\u00eb duhen nuk kan\u00eb dobi p\u00ebr sh\u00ebrimin e plot\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfunduar e t\u00eb sigurt; \u00ebsht\u00eb edhe nevoja q\u00eb i s\u00ebmuri t\u00eb ruhet nga t\u00eb ftoh\u00ebt e nga t\u00eb ngr\u00ebnit, gjersa t\u00eb fitoj\u00eb trupi fuqin\u00eb e tij edhe gjymtyr\u00ebt e s\u00ebmura t\u00eb sh\u00ebndoshen e t\u00eb z\u00ebn\u00eb prap\u00eb pun\u00ebn e tyre me rregull; sepse shum\u00eb dendur t\u00eb mosruajturit, jetesa e lig\u00eb, e pengon dhe e vonon sh\u00ebrimin, i cili mezi u nis me mundim t\u00eb madh e me shpenzime t\u00eb shumta, edhe e kthen prap\u00eb s\u00ebmundjen, kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs edhe bar\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb t\u00eb pafuqishme e t\u00eb padobishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Ashtu si n\u00eb udh\u00ebt e sh\u00ebrimit t\u00eb trupit, k\u00ebshtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb shpirtit p\u00ebr sh\u00ebrimin e p\u00ebrfunduar \u00ebsht\u00eb nevoja m\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb njihet mir\u00eb natyra e s\u00ebmundjes s\u00eb shpirtit, q\u00eb quhet m\u00ebkat, pastaj t\u00eb gjenden e t\u00eb jepen bar\u00ebrat q\u00eb duhen, edhe m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb vihet n\u00eb udh\u00eb t\u00eb rrojturit [m\u00ebnyra e t\u00eb jetuarit], q\u00eb shpirti t\u00eb marr\u00eb fuqin\u00eb e tij edhe t\u00eb ruhet nga t\u00eb r\u00ebn\u00ebt e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt prap\u00eb. Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve, mendimi p\u00ebr sh\u00ebrimin e shpirtit do t\u00eb ndahet n\u00eb tri pjes\u00eb, prej t\u00eb cilave n\u00eb t\u00eb par\u00ebn do t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohurit [njohjen], n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn p\u00ebr vet\u00eb sh\u00ebrimin, edhe n\u00eb t\u00eb tret\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rrojturit [t\u00eb jetuarit] (\u03b4\u03af\u03b1\u03b9\u03c4\u03b1)<a href=\"#_ftn2\">[2]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">A.&nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb njohurit [njohja]<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Natyr\u00ebn e m\u00ebkatit e v\u00ebzhguam mjaft n\u00eb m\u00ebsimet e dy t\u00eb dielave p\u00ebrpara k\u00ebsaj. K\u00ebtu kam q\u00ebllim vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit shkurt sa u than\u00eb n\u00eb to, q\u00eb t\u00eb kuptohet e t\u00eb merret vesh, sa mundet m\u00eb mir\u00eb, sh\u00ebrimi p\u00ebr t\u00eb cilin na lajm\u00ebron Ungjilli, se \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb vepron me siguri edhe pa dyshim e shp\u00ebton m\u00ebkatarin nga s\u00ebmundja e keqe dhe e tmerrshme e m\u00ebkatit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Kjo s\u00ebmundje e shpirtit ka dy an\u00eb t\u00eb dallueshme, sepse, nga nj\u00ebra an\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb edhe, nga ana tjet\u00ebr, me t\u00eb s\u00ebmurin vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">1) P\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb m\u00ebkati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e paan\u00eb. Ashtu si njeriu q\u00eb ka shkelur ligjin e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebrpara qeveris\u00eb, edhe posa t\u00eb kapet, jepet n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb t\u2019i caktohet nga ligji d\u00ebnimi q\u00eb duhet; ashtu si ushtari q\u00eb ka shkelur ndonj\u00eb ligj t\u00eb ushtris\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebrpara ushtris\u00eb, edhe posa t\u00eb kapet, jepet n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb ushtris\u00eb, q\u00eb t\u2019i caktohet nga ligji i ushtris\u00eb d\u00ebnimi q\u00eb duhet, k\u00ebshtu edhe m\u00ebkatari, meqen\u00ebq\u00eb shkeli e mori n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb ligjin e Per\u00ebndis\u00eb, \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga ligji i Per\u00ebndis\u00eb; p\u00ebr t\u00eb i vetmi d\u00ebnim q\u00eb duhet \u00ebsht\u00eb vdekja e p\u00ebrjetshme, dometh\u00ebn\u00eb \u00e7do lloj mjerimi dhe fatkeq\u00ebsie e p\u00ebrjetshme p\u00ebr shpirtin, gj\u00ebra t\u00eb cilat, p\u00ebr nga madh\u00ebsia, mendja e njeriut as mund t\u2019i kuptoj\u00eb. M\u00eb t\u00eb shumt\u00ebt e njer\u00ebzve gjenden n\u00eb padije p\u00ebr barr\u00ebn e paan\u00eb t\u00eb m\u00ebkatit p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, po kjo padije e tyre nuk e ndryshon vendin dhe barr\u00ebn e tyre p\u00ebrpara ligjit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ashtu si nuk e ndryshon vendin e keqb\u00ebr\u00ebsit padija e d\u00ebnimit q\u00eb caktohet nga ligji kund\u00ebr vepr\u00ebs s\u00eb lig\u00eb. \u00c7do njeri p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkatit \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar n\u00ebn zem\u00ebrimin e Per\u00ebndis\u00eb, edhe asndonj\u00eb fjal\u00eb nuk mund ta kthej\u00eb dor\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr atij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">2) Sa p\u00ebr njeriun e s\u00ebmur\u00eb, vet\u00eb m\u00ebkati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prishje e nj\u00eb ndyr\u00ebsi frym\u00ebrisht e brendshme, e cila arrin edhe gjer n\u00eb ato mendime e d\u00ebshira t\u00eb fshehta, t\u00eb cilat e pushtojn\u00eb t\u00ebr\u00eb njeriun edhe mbret\u00ebrojn\u00eb tek ai pa ndonj\u00eb penges\u00eb; ngjan me ato s\u00ebmundjet e k\u00ebqija, t\u00eb cilat, pasi e v\u00ebn\u00eb fronin e tyre n\u00eb ndonj\u00eb nga gjymtyr\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trupit t\u00eb njeriut, e han\u00eb at\u00eb fshehtazi e pa kuptuar, e prishin rregull\u00ebn e funksioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit, edhe e b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn t\u00eb mjer\u00eb e t\u00eb padurueshme. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb thon\u00eb se nuk ka t\u00eb k\u00ebtill\u00eb prishje dhe s\u00ebmundje n\u00eb natyr\u00ebn e shpirtit t\u00eb njeriut; po faktet i nxjerrin t\u00eb k\u00ebtill\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr g\u00ebnjeshtar\u00eb. Po t\u00eb mos ishte s\u00ebmundja e m\u00ebkatit n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, m\u00ebsimi, dituria dhe t\u00eb lart\u00ebsuarit e mendjes do ta mundnin t\u00eb r\u00ebnduarit [p\u00ebrparuarit] tan\u00eb n\u00eb m\u00ebkat, edhe lig\u00ebsia ca nga ca do t\u00eb humbej, edhe k\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebto 3000 vjet n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt njer\u00ebzia \u00ebsht\u00eb me dituri, m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb shkulej prej rr\u00ebnje m\u00ebkati, edhe sot do t\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb \u00e7do an\u00eb mir\u00ebsia \u2013 apo t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara. Por me gjith\u00eb k\u00ebto, m\u00ebkati mbret\u00ebron edhe sot n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb njer\u00ebzve, edhe format n\u00eb t\u00eb cilat forcohet dhe p\u00ebrhapet, sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta dhe m\u00eb t\u00eb kobshme. K\u00ebshtu, po t\u00eb mos ishte s\u00ebmundja e m\u00ebkatit e p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, po t\u00eb mos e kishte pushtuar dhe prishur at\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn e natyr\u00ebs s\u00eb njeriut, do t\u00eb gjendej gj\u00ebkundi ndonj\u00eb \u00e7ip i dheut, ku \u2013 pa veprim t\u00eb krishterimit \u2013 do t\u00eb mbret\u00ebronte vet\u00ebm mir\u00ebsia, ndonj\u00eb qytet a ndonj\u00eb fshat a ndonj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ku m\u00ebkati nuk do t\u00eb dukej as n\u00eb fjal\u00eb, as n\u00eb vepra, as n\u00eb mendime; po asgj\u00ebkund nuk gjendet ndonj\u00eb vend i k\u00ebtill\u00eb fatbardh\u00eb e i lumtur, pa veprimin e besimit t\u00eb krishterimit, i cili vet\u00ebm e prish mbret\u00ebrin\u00eb e m\u00ebkatit, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vullnetin e njeriut, edhe e siguron nd\u00ebrtimin e karakterit t\u00eb shpirtit. Po t\u00eb mos e kishte m\u00ebkati fronin e tij n\u00eb at\u00eb zem\u00ebr njer\u00ebzore, po t\u00eb mos e kishte b\u00ebr\u00eb fare skllav t\u00eb vullnetit t\u00eb tij, nuk do t\u00eb kishte asndonj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr besim, po secili, duke e hequr nga mendja e nga nd\u00ebrgjegjja e tij, do ta shkelmonte gj\u00ebn\u00eb e m\u00ebrzitur edhe do t\u00eb b\u00ebhej i mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">B. Sh\u00ebrimi<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Pas t\u00eb njohurit [njohjes] q\u00eb i b\u00ebm\u00eb m\u00ebkatit, sh\u00ebrimi i p\u00ebrfunduar [i p\u00ebrsosur] duhet t\u00eb ket\u00eb dy an\u00eb; duhet t\u00eb ket\u00eb fuqi q\u00eb edhe barr\u00ebn ta laj\u00eb, edhe ndyr\u00ebsin\u00eb ta q\u00ebroj\u00eb [pastroj\u00eb]. N\u00ebse sh\u00ebrimi heq vet\u00ebm barr\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb q\u00ebroj\u00eb [pastroj\u00eb] edhe ndyr\u00ebsin\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i pambaruar edhe i padobish\u00ebm; sepse \u00e7\u2019dobi do t\u00eb kem n\u00eb u falsha nga Per\u00ebndia, edhe kam brenda vetes burimin e \u00e7do fatkeq\u00ebsie, m\u00ebkatin? N\u00eb u heqt\u00eb sot barra ime, prap\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb gjendem fajtor, gjersa ndyr\u00ebsia gjendet brenda tek un\u00eb. Gjithashtu, sh\u00ebrimi do t\u00eb ishte prap\u00eb i pambaruar n\u00ebse q\u00ebron [pastron] vet\u00ebm ndyr\u00ebsin\u00eb q\u00eb gjendet n\u00eb zem\u00ebr edhe nuk mund t\u00eb heq\u00eb barr\u00ebn; sepse \u00e7\u2019dobi do t\u00eb ket\u00eb tek un\u00eb n\u00eb shp\u00ebtofsha nga ndyr\u00ebsia e m\u00ebkatit edhe gjendem larg Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi i \u00e7do fatmir\u00ebsie, p\u00ebr shkak t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, e cila, gjersa nuk vihet n\u00eb vend drejt\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb hendek mes meje e Per\u00ebndis\u00eb edhe nuk e l\u00eb t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebsi [p\u00ebrbashk\u00ebsi] mes Per\u00ebndis\u00eb e meje. Udha e sh\u00ebrimit, q\u00eb na e jep Ungjilli, \u00ebsht\u00eb gjaku i Jezu Krishtit: \u201c<em>Gjaku i Jezu Krishtit t\u00eb Birit t\u00eb atij na q\u00ebron [pastron] nga \u00e7do m\u00ebkat<\/em>.\u201d Le t\u00eb shohim n\u00ebse kjo udh\u00eb e sh\u00ebrimit edhe mund ta heq\u00eb barr\u00ebn, edhe ta q\u00ebroj\u00eb [pastroj\u00eb] ndyr\u00ebsin\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">1) M\u00ebsuam se barra \u00ebsht\u00eb e paan\u00eb, sepse m\u00ebkati \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkelurit e vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb paan\u00eb. Nuk mundet, pra, t\u00eb ngrihet, p\u00ebrve\u00e7se me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblimi t\u00eb paan\u00eb. N\u00eb past\u00eb dikush borxh 500 grosh dhe t\u00eb jap\u00eb n\u00eb vend t\u00eb t\u00ebr\u00eb borxhit vet\u00ebm 50, nuk mund t\u00eb marr\u00eb shlyerjen e tij. K\u00ebtu gjendet arsyeja pse besimet e g\u00ebnjesht\u00ebrta nuk mbaruan dot pun\u00eb; sepse duke mos e ditur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe madh\u00ebsin\u00eb e barr\u00ebs, k\u00ebrkojn\u00eb ta ngren\u00eb [heqin] at\u00eb me shp\u00ebrblime t\u00eb vogla e t\u00eb poshtra [t\u00eb pavlera]. M\u00eb t\u00eb shumtat e atyre, fjala vjen, k\u00ebrkonin me flijime kafsh\u00ebsh ta sillnin n\u00eb vend drejt\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr barr\u00ebn e njeriut; edhe \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, se edhe besimi i judenjve k\u00ebrkonte flijime kafsh\u00ebsh e shpend\u00ebsh, po vet\u00ebm si kund\u00ebrform\u00eb<a href=\"#_ftn3\">[3]<\/a> e flijimit t\u00eb madh, t\u00eb cil\u00ebn Jezu Krishti do ta b\u00ebnte p\u00ebrmbi kryq, duke dh\u00ebn\u00eb veten e tij q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet fli p\u00ebr jet\u00ebn e bot\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb [heq\u00eb] barr\u00ebn e njer\u00ebzve. Kjo tregohet faqeza [qart\u00eb] n\u00eb Letr\u00ebn Drejtuar Hebrenjve: \u201c<em>Gjak demash e cjepsh s\u2019mund t\u00eb heqin m\u00ebkate&#8230;. Edhe \u00e7do prift rri p\u00ebr dita duke sh\u00ebrbyer edhe duke sjell\u00eb p\u00ebrher\u00eb gjithato flijime, t\u00eb cil\u00ebt kurr\u00eb nuk mundnin t\u00eb heqin m\u00ebkatet; Po ai, si pruri nj\u00eb flijim p\u00ebr m\u00ebkatet, ndenji p\u00ebr gjith\u00eb her\u00ebn n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb&#8230;. sepse me nj\u00eb dhurat\u00eb i b\u00ebri t\u00eb shenjt\u00ebruarit t\u00eb p\u00ebrsosur p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.\u201d (Heb.10:4-18)<\/em>. Edhe t\u00eb tjera besime i dhan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe pendimit edhe caktuan shum\u00eb mundime e t\u00eb hequra p\u00ebr njer\u00ebzit; po edhe k\u00ebto nuk mundnin ta hiqnin barr\u00ebn. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se pendimi ishte i nevojsh\u00ebm, q\u00eb dikush t\u00eb pranohet p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb edhe t\u00eb ndreqet p\u00ebrs\u00ebri, po nuk mund ta jap\u00eb shp\u00ebrblimin e nevojsh\u00ebm edhe t\u00eb ngrej\u00eb [heq\u00eb] penges\u00ebn e madhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb [p\u00ebrbashk\u00ebsin\u00eb] mes Per\u00ebndis\u00eb e njeriut \u2013 m\u00ebkatin, barr\u00ebn. Mundimet e trupit jo vet\u00ebm nuk e heqin barr\u00ebn, por edhe e shtojn\u00eb, sepse \u00e7nderojn\u00eb dhe i b\u00ebjn\u00eb keq nj\u00eb krijese t\u00eb \u00e7muar, trupit, i cili nuk \u00ebsht\u00eb shkaku, po mjeti i m\u00ebkatit q\u00eb rri n\u00eb shpirt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave t\u00eb kota p\u00ebr shp\u00ebrblim, Ungjilli na dor\u00ebzon [jep] gjakun e Jezu Krishtit, dometh\u00ebn\u00eb vuajtjet e atij, vdekjen e atij edhe \u00e7nderimin e atij p\u00ebrmbi kryq; edhe k\u00ebto nuk do t\u00eb arrinin t\u00eb ishin shp\u00ebrblim [shpengim] po t\u00eb ishte Jezu Krishti vet\u00ebm njeri, ndon\u00ebse i pafaj edhe shenjt, sepse edhe gjaku i njeriut m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb vler\u00eb t\u00eb paan\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbuloj\u00eb e t\u00eb fshij\u00eb m\u00ebkatin dhe barr\u00ebn e paan\u00eb; po meqen\u00ebq\u00eb \u00ebsht\u00eb njeri dhe Per\u00ebndi, gjaku i atij ka vler\u00eb t\u00eb paan\u00eb edhe e sjell m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vend drejt\u00ebsin\u00eb e paan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">Nj\u00eb hindu t\u00eb varf\u00ebr e p\u00ebrfshiu nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb e k\u00ebtill\u00eb paprehje [nj\u00eb i k\u00ebtill\u00eb shqet\u00ebsim] p\u00ebr m\u00ebkatet e tij, sa ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb vuante gjith\u00e7ka, q\u00eb t\u00eb miq\u00ebsohej me Per\u00ebndin\u00eb edhe t\u00eb shp\u00ebtonte nga barra; po asndonj\u00eb gj\u00eb nuk i dha dot prehje; m\u00eb s\u00eb fundi ca brahman\u00eb<a href=\"#_ftn4\">[4]<\/a> i than\u00eb se do t\u00eb fshiheshin m\u00ebkatet e tij po t\u00eb mbante k\u00ebpuc\u00eb, t\u00eb cilat t\u00eb kishin brenda mbi sholla gozhd\u00eb hekuri, edhe t\u00eb b\u00ebnte me to 500 000 metra udh\u00eb; edhe po t\u2019i vinte lig\u00ebshti e madhe udh\u00ebs nga plag\u00ebt dhe nga t\u00eb rrjedhurit e gjakut, i jepej leja t\u00eb \u00e7lodhej gj\u00ebkundi e t\u00eb merrte veten. Njeriu ua vuri veshin. &#8211; Edhe \u00e7\u2019nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vendos\u00eb ai q\u00eb mundohet kur ndien barr\u00ebn e m\u00ebkateve t\u00eb tij? &#8211; Po si b\u00ebri pak\u00ebz udh\u00eb, u ul n\u00ebn hijen e nj\u00eb druri p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur; thumbat i kishin hapur plag\u00eb t\u00eb vogla, po t\u00eb k\u00ebqija edhe gjaku po i rridhte; po nd\u00ebrgjegjja e atij nuk qet\u00ebsohej; edhe tek b\u00ebhej gati t\u00eb merrte prap\u00eb udh\u00eb, ja tek arriti atje nj\u00eb karvan edhe n\u00eb mes t\u00eb tij ishte nj\u00eb l\u00eb\u00e7it\u00ebs [predikues], i cili u b\u00ebri nj\u00eb l\u00eb\u00e7itje [predikim] p\u00ebrmbi tem\u00ebn ton\u00eb: \u201c<em>Gjaku i Jezu Krishtit t\u00eb Birit t\u00eb atij na q\u00ebron [pastron] nga \u00e7do m\u00ebkat<\/em>.\u201d I mjeri hindu i d\u00ebgjoi mir\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb; edhe si m\u00ebsoi se i kryq\u00ebzuari Jezu Krisht ishte njeri dhe Per\u00ebndi, edhe se gjaku i atij ka vler\u00eb t\u00eb paan\u00eb, i hoqi k\u00ebpuc\u00ebt me gjak edhe i hodhi tej; se u bind se gjaku i tij ishte i tep\u00ebrt dhe i padobish\u00ebm kur paska qen\u00eb nevoja t\u00eb derdhet gjaku i Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb barra e m\u00ebkatarit t\u00eb lahet e t\u00eb ngrihet [hiqet].<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">2) Prishja dhe r\u00ebnia e njeriut nga m\u00ebkati u tregua se \u00ebsht\u00eb e brendshme dhe e thell\u00eb, se ndyu zemr\u00ebn dhe rob\u00ebroi vullnetin; \u00ebsht\u00eb nevoja, pra, q\u00eb edhe mjeti i sh\u00ebrimit t\u00eb jet\u00eb mjaft i fort\u00eb, q\u00eb t\u00eb q\u00ebroj\u00eb [pastroj\u00eb] ndyr\u00ebsin\u00eb q\u00eb gjendet n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb zemr\u00ebs edhe t\u00eb pres\u00eb lidhjet [zinxhir\u00ebt] me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb lidhur [rob\u00ebruar, skllav\u00ebruar] vullneti, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb d\u00ebshirimet dhe d\u00ebshirat apo ta b\u00ebj\u00eb zemr\u00ebn t\u00eb re frym\u00ebrisht (Psa.51:10, Eze.34:26). Cila fuqi n\u00eb bot\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb gj\u00eb? Shum\u00eb filozof\u00eb u munduan ta gatuajn\u00eb [ndreqin\/b\u00ebjn\u00eb] p\u00ebr s\u00eb dyti njeriun me t\u00eb k\u00ebtill\u00eb e me t\u00eb atill\u00eb sistem t\u00eb dituris\u00eb; por m\u00eb kot. Ndonj\u00eb sistem njohjeje mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb nga ndonj\u00eb tjet\u00ebr dhe ta ndihmoj\u00eb njeriun p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shpejt e m\u00eb mir\u00eb dituri, po p\u00ebr fat t\u00eb keq diturit\u00eb, ndon\u00ebse e lart\u00ebsojn\u00eb mendjen edhe e forcojn\u00eb, nuk mund ta nd\u00ebrrojn\u00eb e ta gatuajn\u00eb p\u00ebr s\u00eb dyti vullnetin. Kemi par\u00eb t\u00eb ditur t\u00eb cil\u00ebt gjer n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kok\u00ebs jan\u00eb futur n\u00eb vepra t\u00eb k\u00ebqija edhe n\u00eb ndyr\u00ebsira. Vullneti vet\u00ebm me fuqin\u00eb dhe me veprimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet e t\u00eb ndreqet s\u00ebrish; edhe k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga ana e Per\u00ebndis\u00eb e siguron ajo veg\u00ebl e sh\u00ebrimit, e cila ngre [heq] edhe barr\u00ebn \u2013 gjaku i Jezu Krishtit; sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019b\u00ebhet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebsi Fryma e Per\u00ebndis\u00eb me njeriun dhe t\u00eb veproj\u00eb tek ai gjersa m\u00ebkati q\u00ebndron si \u00e7arje, si gardh n\u00eb mes t\u00eb dyve; po kur t\u00eb prishet gardhi edhe t\u00eb hiqet pengimi, Fryma e Per\u00ebndis\u00eb sakaqherash vepron edhe e rilind, edhe e ngjall frym\u00ebrisht t\u00eb vdekurin e t\u00eb humburin shpirt\u00ebrisht.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">C. T\u00eb rrojturit (\u03b4\u03af\u03b1\u03b9\u03c4\u03b1) [m\u00ebnyra e jetes\u00ebs, t\u00eb jetuarit]<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">T\u00eb rrojturit [t\u00eb jetuarit] frym\u00ebrisht ka dy gj\u00ebra: ushqimin frym\u00ebror edhe shoq\u00ebrin\u00eb frym\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">1) Si ushqim frym\u00ebror p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmurin nga m\u00ebkati vlen Shkrimi i Shenjt\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjen ngush\u00ebllim n\u00eb shtr\u00ebngime; fuqi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr m\u00ebkatit, drejtim n\u00eb prap\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs, m\u00ebsime t\u00eb holl\u00ebsishme e t\u00eb bollshme p\u00ebr m\u00ebkatin dhe p\u00ebr shp\u00ebtimin; s\u00eb andejmi [aty] do ta m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb mir\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe dashurin\u00eb e tij, do ta kuptoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e Krishtit, do t\u00eb sigurohet m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pastajmen [jet\u00ebn pas vdekjes]. K\u00ebto e forcojn\u00eb zemr\u00ebn e ndryshuar, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pasur zemr\u00ebn e shenjt\u00ebruar, edhe e sjellin m\u00eb mbar\u00eb nd\u00ebrtimin e karakterit, edhe k\u00ebshtu ai q\u00eb ishte nj\u00eb her\u00eb foshnj\u00eb shpirt\u00ebrisht ca nga ca rritet edhe b\u00ebhet burr\u00eb i b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr \u00e7do far\u00eb pune t\u00eb mir\u00eb (1 Kor.3:1, 1 Tim.3:16-17). Edhe pa dyshim p\u00ebr t\u00eb rrojtur, nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb l\u00ebr\u00eb njeriu veprat e tij q\u00eb falen nga ligji dhe t\u00eb jepet gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb leximin e Shkrimit, por t\u2019i kushtoj\u00eb nga dita ca minuta t\u00eb or\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lexuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj, ashtu si i ka kushtuar or\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb t\u00eb marr\u00eb me \u00e7lodhje ushqimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr trupin. P\u00ebrve\u00e7 leximit t\u00eb Shkrimit p\u00ebr t\u00eb forcuar karakterin e krishterimit, vlen shum\u00eb edhe d\u00ebgjimi i l\u00eb\u00e7itjes [predikimit] s\u00eb Ungjillit si edhe leximi i librave t\u00eb mir\u00eb e shpirt\u00ebror\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">2) P\u00ebrbashk\u00ebsia e t\u00eb sh\u00ebruarit nga m\u00ebkati me Per\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb me an\u00eb t\u00eb lutjes; kur them lutje, kjo nuk n\u00ebnkupton t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga jasht\u00eb ca fjal\u00eb e t\u2019i themi p\u00ebrpara Atij q\u00eb v\u00ebzhgon zem\u00ebr e veshka, po t\u00eb tregojm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt e frym\u00ebrisht nevojat tona edhe mendimet tona edhe ndjesat [t\u00eb k\u00ebrkuarit e faljes] tona Atit ton\u00eb qiellor, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb bekimet e Tij, p\u00ebr t\u00eb cilat ne kemi nevoj\u00eb, edhe ta v\u00ebm\u00eb bindjen dhe dashurin\u00eb ton\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb fronit t\u00eb Tij. Pa lutje, nuk mund t\u00eb ket\u00eb shoq\u00ebri mes Per\u00ebndis\u00eb e njeriut, k\u00ebshtu edhe sh\u00ebrimi nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb; prandaj njeriu, posa t\u00eb ndiej\u00eb barr\u00ebn e m\u00ebkatit t\u00eb tij edhe ndyr\u00ebsin\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb veten e tij e t\u00eb kuptoj\u00eb e t\u00eb bindet se gjaku i Jezu Krishti q\u00ebron [pastron] prej \u00e7do m\u00ebkati, nuk mund t\u00eb mos k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrd\u00ebllimin e Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb lutjes, ndjes\u00ebn [faljen] e m\u00ebkateve edhe pastrimin e tij me an\u00eb t\u00eb gjakut t\u00eb Jezu Krishtit. Edhe k\u00ebtu duhet t\u00eb themi se njeriu nuk duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga veprat q\u00eb i fal ligji p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe t\u00eb jepet pas lutjes. Arrin vet\u00ebm ca minuta p\u00ebrdit\u00eb t\u2019i ket\u00eb p\u00ebr lutje, q\u00eb shpirti i tij t\u00eb lart\u00ebsohet nga gj\u00ebrat e dheut e q\u00eb humbin n\u00eb ato t\u00eb qiellit e q\u00eb nuk humbin. P\u00ebrve\u00e7 lutjes, duhet edhe shoq\u00ebria me njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb vyer, edhe m\u00eb tep\u00ebr me ata q\u00eb jan\u00eb treguar besnik\u00eb t\u00eb t\u00eb Kryq\u00ebzuarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">_____________________<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Thirrje<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"has-normal-font-size wp-block-paragraph\">N\u00ebse ka ndonj\u00eb q\u00eb ndien barr\u00ebn e m\u00ebkatit edhe ndyr\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb tij dhe k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga t\u00eb dyja, mjeti i sh\u00ebrimit jepet me gjith\u00eb zem\u00ebr nga Per\u00ebndia pa argjend e pa k\u00ebrkuar nder; gjaku i Jezu Krishtit, q\u00eb u derdh p\u00ebrmbi kryq, mund t\u00eb ngrej\u00eb [heq\u00eb] barr\u00ebn e t\u00eb q\u00ebroj\u00eb [pastroj\u00eb] ndyr\u00ebsin\u00eb. Arrin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me besim ndjes\u00ebn [faljen] dhe pastrimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Krishtit, edhe do t\u2019i marr\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja, sepse Krishti shkoqur \u00ebsht\u00eb zotuar duke th\u00ebn\u00eb: \u201c<em>Sa t\u2019i lypni Atit n\u00eb emrin tim, do t\u2019ua jap\u00eb juve<\/em>.\u201d (Gjoni15:27, Mat.7:7). \u00c7\u2019do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? Do ta hedhim tej dhuntin\u00eb e shp\u00ebtimit apo do ta presim me g\u00ebzim? \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, ne do t\u2019i korrim frytet. Le t\u00eb jemi, pra, t\u00eb urt\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos qajm\u00eb kur asndonj\u00eb nuk do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb na p\u00ebrd\u00ebllej\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref1\">[1]<\/a> Heqim (me theks tek i-ja) \u2013 fjal\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb shqipe q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cmjek\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref2\">[2]<\/a> <em>Dhieta<\/em>, n\u00eb greqisht: m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb jetuarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref3\">[3]<\/a> Fjala \u201c<em>kund\u00ebrform\u00eb<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term me t\u00eb cil\u00ebn Kristoforidhi ka p\u00ebrkthyer fjal\u00ebn e greqishtes \u201c<em>antitypa<\/em>\u201d, q\u00eb shfaqet n\u00eb origjinal te Hebrenjve 9:24, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb tekstin e sot\u00ebm biblik (n\u00eb t\u00eb tria p\u00ebrkthimet kryesore: ABS, DSF dhe \u201cS\u00eb bashku\u201d) si \u201csh\u00ebmb\u00eblles\u00eb\u201d. Fjala greke \u201c<em>antitypa<\/em>\u201d ka kuptimin \u201cdi\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrgjigjet di\u00e7kaje tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref4\">[4]<\/a> Term n\u00eb sanskritisht, i cili sh\u00ebnon nj\u00eb klerik, sh\u00ebrbyes sakrificash vedike (t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb Vedat, librat e shenjt\u00eb t\u00eb fes\u00eb hinduiste), n\u00eb gjendje t\u00eb shqiptonte <em>mantra<\/em>, t\u00eb cilat lidheshin me nj\u00eb njohje t\u00eb konsideruar si hyjnore.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Botuar te <em>M\u00ebsime t\u00eb vyera.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Transkriptuar n\u00eb gjuh\u00ebn e sotme nga Teuta Toska.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cGjaku i Jezu Krishtit t\u00eb Birit t\u00eb atij na q\u00ebron [pastron] nga \u00e7do m\u00ebkat.\u201d (1 Gjonit.1:7) Besimi ka ngjashm\u00ebri t\u00eb madhe me mjekun (sh\u00ebruesin \/eqiml\u00ebkn\u00eb[1]), sepse ashtu si mjek\u00ebsia ka p\u00ebr pun\u00eb nd\u00ebrtimin e sh\u00ebndetit t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe t\u00eb forcuarit e trupit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, k\u00ebshtu edhe besimi ka si q\u00ebllim t\u00eb ngriturit e shpirtit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":726,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"off","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[17,1],"tags":[317,16,316],"class_list":["post-4216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjerasim_qiriazi","category-uncategorized","tag-bibla","tag-gjerasim","tag-predikime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}