{"id":3022,"date":"2016-05-17T21:03:17","date_gmt":"2016-05-17T21:03:17","guid":{"rendered":"http:\/\/instituti.org\/recension-shqiptaret-nga-edvin-xhejks\/"},"modified":"2016-05-17T21:03:17","modified_gmt":"2016-05-17T21:03:17","slug":"recension-shqiptaret-nga-edvin-xhejks","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/instituti.org\/sq\/recension-shqiptaret-nga-edvin-xhejks\/","title":{"rendered":"Recension: &#8220;Shqiptar\u00ebt&#8221; nga Edvin Xhejks"},"content":{"rendered":"<h4>Histori e p\u00ebrgjakur, tragjike, e zhurmshme dhe e gjat\u00eb<\/h4>\n<p><strong><span style=\"color: #800000;\">Nga Xhevat Lloshi, shkruar m\u00eb 1997, recension p\u00ebr librin e Edwin E. Jacques: &#8220;Shqiptar\u00ebt, v\u00ebllimi I: Populli shqiptar nga lasht\u00ebsia deri n\u00eb vitin 1912&#8221; (botim i &#8220;Kart\u00eb e Pend\u00eb&#8221;, 1996)<\/span><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Lund\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs para pak koh\u00ebsh u dogj nj\u00eb magazin\u00eb. U dogj\u00ebn edhe disa mij\u00ebra kopje t\u00eb nj\u00eb libri kushtuar historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, si p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar brenda faqeve t\u00eb tij, se historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb tragjike edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Autori Edvin Xhejks vdiq vitin e kaluar. Nuk \u00ebsht\u00eb francez, si\u00e7 do <a href=\"https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Featured-Jacques.001.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2268\" src=\"https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Featured-Jacques.001-300x218.jpeg\" alt=\"Featured Jacques.001\" width=\"300\" height=\"218\" srcset=\"https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Featured-Jacques.001-300x218.jpeg 300w, https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Featured-Jacques.001-768x559.jpeg 768w, https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Featured-Jacques.001.jpeg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>t\u00eb kujtohej nga shkrimi i mbiemrit: Jacques. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb historian, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr si pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb zakonshme t\u00eb nj\u00eb specialisti. Ai i ka njohur shqiptar\u00ebt q\u00eb para 60 vjet\u00ebve, kur ishte misionar n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje shpirt\u00ebrore kaq e gjat\u00eb, q\u00eb ka gjetur shprehjen n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Emrin e Xhejksit e kam ndeshur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1972 n\u00eb dokumentet e arkivitt\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Biblike t\u00eb Londr\u00ebs. Ka shkruar m\u00eb 19 janar 1946 nj\u00eb let\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kam botuar, drejtuar Misionit\u00eb Dhurimit t\u00eb Shkrimeve t\u00eb Shenjta n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Xhejksi punonte p\u00ebr Kish\u00ebn Baptiste t\u00eb Majlendit n\u00eb Fi\u00e7b\u00ebrg t\u00eb Masa\u00e7usetsit, SHBA. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1945 ai nuk arriti t\u00eb rishikonte drejtshkrimin e ungjillit t\u00eb Mateut p\u00ebr nj\u00eb botim t\u00eb ri shqip dhe m\u00eb 18 janar 1946 vajti n\u00eb Boston p\u00ebr t\u00eb biseduar me Fan Nolin, q\u00eb t&#8217;ia ngarkonte atij k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse &#8220;e shkruan shqipen me nj\u00eb stil t\u00eb bukur e t\u00eb shk\u00eblqyer&#8221;. Meq\u00eb Noli nuk e mori p\u00ebrsip\u00ebr, Xhejksi propozonte q\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ta b\u00ebnte Koci Treska n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Shum\u00eb interesante jan\u00eb pohimet e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, se e ka vizituar gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, se e fliste tosk\u00ebrishten dhe e kuptonte geg\u00ebrishten, ngaq\u00eb k\u00ebto dy dialekte nuk jan\u00eb t\u00eb larg\u00ebta. \u00cbsht\u00eb pra nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt studiues, q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr problemet shqiptare, duke u njohur drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me l\u00ebnd\u00ebn e gjer\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Shqet\u00ebsimi i tij kryesor at\u00ebher\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb Bib\u00ebl e plot\u00eb shqip. Ai shpresonte t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb Mision t\u00eb Shoqat\u00ebs Baptiste Konservative dhe me Nikolla Laskon nga \u00c7ik:igoja bashk\u00eb me t\u00eb shoqen.<\/p>\n<p>Edvin Xhejksi nuk arriti t\u00eb kujdesej p\u00ebr nj\u00eb Bib\u00ebl t\u00eb plot\u00eb shqip dhe nuk u kthye dot n\u00eb Shqip\u00ebri si misionar. B\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb vizit\u00eb m\u00eb 1986 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkroi nj\u00eb raport &#8220;Albania Today&#8221;, Pittsfield 1986,32f. Por m\u00eb 1995 botoi librin p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve q\u00eb nga koh\u00ebt piehistorike deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme: The Albanians: An Ethnie History from Pre-Historic Times to the Present. V\u00ebllimi i par\u00eb ka dale i p\u00ebrkthyer shqip prej Edi Seferit, i shtypur n\u00eb Stamboll n\u00eb 3000 kopje. Nuk di sa kopje kan\u00eb shp\u00ebtuar nga djegia. Botuesi ka premtuar q\u00eb ta ribotoj\u00eb dhe ne vet\u00ebm mund ta p\u00ebrsh\u00ebndesim nga zemra.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse v\u00ebllimi hapet me k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Parath\u00ebnies: &#8220;Kur komunizmi ra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evnop\u00ebn Lindore, Shqip\u00ebria mbeti bunkeri i flindit i stalinizmit,&#8221; ai nuk do ti k\u00ebnaq\u00eb ata, q\u00eb duan ta nxijn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mohojn\u00eb \u00e7do pun\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Xhejks flet me respekt e njohje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr studimet e autor\u00ebve shqiptar\u00eb, \u00e7mon &#8220;p\u00ebrparimin e madh n\u00eb ekspiorimin arkeologjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb lasht\u00eb: t\u00eb qendrave parahistorike dhe qyteteve t\u00eb fortifikuara, t\u00eb kalave dhe varreve&#8221;, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Qendra e K\u00ebrkimeve Arkeologjike pas \u00e7lirimit dhe n\u00ebnvizon: &#8220;Ve\u00e7 Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb kryeqytet, n\u00eb Tiran\u00eb, muze t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjenden sot edhe n\u00eb qytetet fare t\u00eb larg\u00ebta dhe n\u00eb pikat kryesore arkeologjike&#8221;. Autori p\u00ebrmend jo vet\u00ebm n\u00eb bibliografin\u00eb e pasur, po edhe brenda tekstit studiuesit tan\u00eb, p.sh. duke e quajtur prof. E. \u00c7abejn &#8220;figura m\u00eb e shquar n\u00eb fbsh\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb&#8221;, duke vler\u00ebsuar veprat e prof Sh. Demirajt sepse &#8220;studiuesit e huaj, me siguri do t\u00eb \u00e7mojn\u00eb p\u00ebrmbledhjet e gjera t\u00eb autorit n\u00eb anglisht&#8221;, nd\u00ebrsa p\u00ebr Kuvendet e Studimeve Ilire n\u00eb Tiran\u00eb thekson se &#8220;mblodh\u00ebn s\u00eb bashku n\u00eb Tiran\u00eb dijetar\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb arkeologjis\u00eb dhe t\u00eb disiplinave t\u00eb tjera nga Shqip\u00ebria dhe nga vende t\u00eb huaja&#8221;.<\/p>\n<p>Koncepti i nj\u00eb historiani p\u00ebr periodizimin e epokave p\u00ebrb\u00ebn zakonisht edhe m\u00ebnyr\u00ebn e ndarjes s\u00eb nj\u00eb trajtese te gjer\u00eb. Nga lasht\u00ebsia e deri m\u00eb 1912 Xhejski dallon tri etapa t\u00eb m\u00ebdha: Shqip\u00ebrin\u00eb e hershme deri te pushtimi i plot\u00eb romak m\u00eb 168 para Krishtit, Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb evoluimin e saj dhe si vend i krishter\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb pas pushtimit osman dhe islamizimi i saj. Theksimi i disa aspekteve t\u00eb historise fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00ebpritur, po t\u00eb kujtojm\u00eb se kjo an\u00eb p\u00ebr shum\u00eb dekada \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje n\u00eb studimet tona. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb tiil\u00eb p\u00ebrmendet di\u00e7ka edhe p\u00ebr protestantet.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn e hershme Xhejksi ka shfryt\u00ebzuar gjer\u00ebsisht rezultatet e arkeologjis\u00eb shqiptare, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfat t\u00eb keq ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tek ne, pasi v\u00eblimi i par\u00eb i Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, \u00ebsht\u00eb botuar pothuaj 40 vjet m\u00eb par\u00eb dhe Akademia e Shkencave ende nuk e ka ripunuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me tre v\u00ebllimet e tjera. Xhejksi ka p\u00ebrfshir\u00eb gjer\u00ebsisht th\u00ebniet q\u00eb lidhen me pellazg\u00ebt e ilir\u00ebt q\u00eb nga Homeri e deri te gjith\u00eb autor\u00ebt e tjer\u00eb antik\u00eb, duke ndihmuar q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanohen grafoman\u00ebte sot\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt manipulojn\u00eb me k\u00ebto citime. Autori i p\u00ebrmbahet hipotez\u00ebs pellazgjike, e cila paraqet v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb medha per t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb koncept objektiv historik, por edhe k\u00ebshtu t\u00eb pakt\u00ebn i vihet nj\u00eb ledh fantazis\u00eb pellazgjike, sepse pyetjet marrin form\u00eb konkrete: a ishte pelazg qytet\u00ebrimi kreto-miken, \u00e7far\u00eb do ta provonte se trojan\u00ebt ishin pellazg\u00eb, deri n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb kultura shqiptare munt t\u00eb identifikohet me rr\u00ebnj\u00eb pelazge, duke na dale k\u00ebshtu me identifikimin grek etj. etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb pushtimin osman do te vler\u00ebsoja sidomos integrimin e ngjarjeve t\u00eb trojeve shqiptare me proceset e m\u00ebdha bot\u00ebrore. Nj\u00eb nga t\u00eb metat e teksteve tona t\u00eb historis\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitja e zhvillimeve t\u00eb brendshme jasht\u00eb kontekstit t\u00eb madh bot\u00ebror, n\u00eb t\u00eb cilin ne natyrsh\u00ebm b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb dhe pa t\u00eb cilin nuk kan\u00eb shpjegim proceset e brendshme. Parakalojn\u00eb me radh\u00eb romak\u00ebt, bizant\u00ebt disa her\u00eb, got\u00ebt, bullgar\u00ebt, norman\u00ebt e deri te osman\u00ebt. Gjith\u00eb duke e quajtur Sk\u00ebnderbeun te pamposhtur, autori kapitullin kushtuar atij e quan &#8220;sukseset e p\u00ebrkohshme t\u00eb Sk\u00ebnderbeut&#8221;. gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebrtet nje reflektim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb epope, ndon\u00ebse na duket sikur e dim\u00eb dhe e kemi th\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn e tret\u00eb, ndon\u00ebse m\u00eb t\u00eb njohur nga lexuesi yn\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen p\u00ebrcaktimi i kryengritjeve p\u00ebr pavar\u00ebsi si &#8220;p\u00ebrpjekje revolucionare p\u00ebr pavar\u00ebsine e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa i Rilindjes Komb\u00ebtare kulturore si \u201cRevolucioni paq\u00ebsor shqiptar&#8221;. Mbyllet ky v\u00ebllim i par\u00eb me kreun: \u201cBesimi i patundur n\u00eb komb\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.&#8221; Mund te them se ne te v\u00ebrtet\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb fryma qe e p\u00ebrshkon t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr: autori ka vet\u00eb nj\u00eb besim t\u00eb patundur te shqiptar\u00ebt si komb, ai erdhi si misionar midis tyre dhe iu p\u00ebrkushtua pik\u00ebrisht sepse e kishte n\u00eb shpirtin e vet k\u00ebt\u00eb besim.<\/p>\n<p>Historiani Edvin Xhejks ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr me shum\u00eb informacion p\u00ebr shqiptar\u00ebt, po n\u00eb t\u00eb ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dashuri p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr vlerat e k\u00ebtij populli. Vetvetiu k\u00ebshtu ky lib\u00ebr kthehet n\u00eb nj\u00eb apologji p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, kur imazhi i tyre \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bot\u00eb, kurse vet\u00eb autori kthehet n\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb flakt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Aq m\u00eb e madhe b\u00ebhet pesha e k\u00ebsaj vepre, po t\u00eb mbajm\u00eb para sysh se \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gjuh\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur sot, n\u00eb anglishten, dhe n\u00eb nj\u00eb vend si Shtetet e Bashkuara. Autori e thot\u00eb n\u00eb Parath\u00ebnie se e ka hartuar vepr\u00ebn jo vetem per shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb material anglisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Vler\u00ebsimet p\u00ebr traditat, kultur\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe shpirtin e shqiptar\u00ebve i p\u00ebrshkojn\u00eb gjith\u00eb faqet e historis\u00eb se Xhejksit. Lexuesit tan\u00eb do ta p\u00ebrpijn\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb gjetur se si na sheh nj\u00eb v\u00ebzhgues i thelluar q\u00eb p\u00ebrtej oqeanit, por edhe do t\u00eb provojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi intelektuale nga vler\u00ebsimet e tij. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar me dashuri. Specialist\u00ebt tan\u00eb mund t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim disa teza dhe interpretime te tij, mund t\u00eb gjejn\u00eb mungesa e pasakt\u00ebsi, por edhe ata do te n\u00ebnshtrohen nga dashamir\u00ebsia e autorit. Deshiroj ta mbyll vet\u00ebm me dy fjal\u00eb t\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira marrin ting\u00ebllim pothuaj profetik: &#8220;K\u00ebta bij t\u00eb shqipes nuk do ta humbnin kurr\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr vendin, lirin\u00eb dhe gjuh\u00ebn e tyre&#8221;.<\/p>\n<p><span style=\"color: #800000;\"><em>Botuar n\u00eb &#8220;Universi Shqiptar i Librit: Botime t\u00eb reja p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, 1997, TOENA, f. 11-12. Ribotuar nga ISShP me lej\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Histori e p\u00ebrgjakur, tragjike, e zhurmshme dhe e gjat\u00eb&#8221;, nga Xhevat Lloshi, shkruar m\u00eb 1997, nj\u00eb recension p\u00ebr librin &#8220;Shqiptar\u00ebt: Populli shqiptar nga lasht\u00ebsia deri n\u00eb vitin 1912&#8221;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[115,210],"tags":[204,174],"class_list":["post-3022","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq","category-book-reviews-sq","tag-jacques-sq","tag-xhevat-lloshi-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3022\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}