{"id":3019,"date":"2016-11-20T22:16:51","date_gmt":"2016-11-20T22:16:51","guid":{"rendered":"http:\/\/instituti.org\/te-fillimet-e-shkollimit-shqip-per-shqiptaret-ne-maqedoni-dhe-ne-kosove\/"},"modified":"2017-02-16T08:49:46","modified_gmt":"2017-02-16T08:49:46","slug":"te-fillimet-e-shkollimit-shqip-per-shqiptaret-ne-maqedoni-dhe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/instituti.org\/sq\/te-fillimet-e-shkollimit-shqip-per-shqiptaret-ne-maqedoni-dhe-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Te fillimet e shkollimit shqip p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #993300;\"><em>Teksti i kumtes\u00ebs s\u00eb prof. Xhevat Lloshi, mbajtur m\u00eb 20 n\u00ebntor 2016 me rastin e\u00a0sh\u00ebnimeve t\u00eb Fest\u00ebs s\u00eb Alfabetit, 75 vjetorit t\u00eb shkollave t\u00eb para shqipe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni Per\u00ebndimore, sponsorizuar nga Institutiti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore dhe Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve (ITSHKSH) n\u00eb Shkup.<\/em><\/span><\/p>\n<p>Shkoll\u00eb shqipe do t\u00eb thot\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. P\u00ebr ta ngritur k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb fillimet e saj nevojitet t\u00eb parap\u00ebrgatiten at\u00ebhere t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto tri an\u00eb: gjuha e shkruar, tekstet dhe m\u00ebsuesit.<\/p>\n<p>Po edhe vet\u00eb gjuha e shkruar nis me p\u00ebrcaktimin e alfabetit. Nga kjo pik\u00ebpamje, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar alfabetin e shqipes, duke p\u00ebrmendur t\u00eb parin q\u00eb e njohim drejtp\u00ebrdrejt, Gjon Buzukun m\u00eb 1555, ka qen\u00eb nj\u00eb hap drejt k\u00ebtij synimi. Udha e shkronjave t\u00eb shqipes \u00ebsht\u00eb udha p\u00ebr te dera e shkoll\u00ebs, ku m\u00ebsimet e para jan\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkronjat, p\u00ebr ab\u00ebc\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ana e dyt\u00eb jan\u00eb tekstet m\u00ebsimore dhe nd\u00ebr ta dihet se e para \u00ebsht\u00eb abetarja. Nuk e dim\u00eb a ka pasur ndonj\u00eb abetare p\u00ebrpara Naum Veqilharxhit, dometh\u00ebn\u00eb botimit t\u00eb tij t\u00eb vitit 1844, por na lejohet t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, kur p\u00ebrmendet m\u00ebsimi i shqipes p\u00ebrpara tij, natyrisht q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasur qoft\u00eb edhe nj\u00eb flet\u00eb me shkronjat e alfabetit, sepse abetare do t\u00eb thot\u00eb flet\u00ebt e ab\u00ebc\u00ebs\u00eb. Kurse libri i dyt\u00eb q\u00eb vjen pas asaj \u00ebsht\u00eb vetvetiu gramatika. Libri i gramatik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst i zakonsh\u00ebm, q\u00eb lexohet, p\u00ebr arsyen sepse ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohet dhe t\u00eb p\u00ebrdoret drejt gjuha e shkruar, dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar pak nga pak gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kohe dhe p\u00ebr t\u2019iu rikthyer her\u00eb pas here. Zakonisht k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare ne e b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb m\u00ebsues. Rrjedhimisht, ai q\u00eb harton nj\u00eb gramatik\u00eb ka parasysh jo nj\u00eb lexues, por nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton shkoll\u00ebn. K\u00ebshtu, hartimi i gramatikave t\u00eb shqipes \u00ebsht\u00eb udha tjet\u00ebr p\u00ebr te dera e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kemi njoftime p\u00ebr gramatika t\u00eb para t\u00eb shqipes n\u00eb fillim t\u00eb shek. XVIII nga autor\u00eb t\u00eb huaj dhe p\u00ebr t\u00eb huajt, madje p\u00ebrpara tyre i till\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00ebrisht Fjalori latinisht-shqip i Frang Bardhit (1635) si nj\u00eb tekst m\u00ebsimor p\u00ebr latinishten dhe shqipen bashk\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri F. Da Lecce (1716) e hedh fjal\u00ebn, q\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb e presin edhe shqiptar\u00ebt. Pas k\u00ebtyre vijn\u00eb njoftimet e Pjet\u00ebr Bogdanit (i cili kishte punuar shum\u00eb vite n\u00eb an\u00ebt e Kosov\u00ebs), se i kishte humbur nj\u00eb gramatik\u00eb e ungjit t\u00eb tij, Andrea Bogdanit. P\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb tej, edhe Vangjel Meksi n\u00eb fillim t\u00eb shek. XIX kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb gramatik\u00eb. Shkurt, gramatikat ku p\u00ebrfshihej shqipja natyrsh\u00ebm p\u00ebrfshinin edhe nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb. Gjithsesi, k\u00ebtu vijm\u00eb te nd\u00ebrlidhja me an\u00ebn e tret\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e m\u00ebsuesve p\u00ebr shkoll\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Numri i shkollave t\u00eb huaja n\u00eb trevat shqiptare ka qen\u00eb jo i vog\u00ebl, nd\u00ebrsa n\u00eb to kan\u00eb qen\u00eb m\u00ebsues edhe shqiptar\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb shumica shqiptar\u00eb. Prej k\u00ebndej mund t\u00eb kalojm\u00eb te pohimi, se m\u00ebsuesit e shqipes jan\u00eb p\u00ebrgatitur s\u00eb pari pik\u00ebrisht n\u00eb shkollat n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe kan\u00eb punuar po n\u00eb shkolla t\u00eb atilla. Duke zot\u00ebruar nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb shkruar, dometh\u00ebn\u00eb edhe alfabetin e gramatik\u00ebn e saj, ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb natyrshme b\u00ebnin p\u00ebrpjekje edhe p\u00ebr shqipen. Sidomos kur edhe shumica e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs ishin shqiptar\u00eb pothuaj pashmangshm\u00ebrisht kalohej te shqipja. Shembulli m\u00eb i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb shkolla e Voskopoj\u00ebs n\u00eb shek. XVIII, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin m\u00ebsues T. Kavalioti dhe Dh. Voskopojari, me prejardhje vllahe dhe i dyti n\u00ebn trysnin\u00eb e fort\u00eb t\u00eb rrym\u00ebs greqizuese, e megjithat\u00eb q\u00eb t\u00eb dy kan\u00eb p\u00ebrgatitur libra, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb organike shqipja, nd\u00ebrsa n\u00ebnkuptohet se i donin p\u00ebr t\u2019i pasur n\u00eb duar nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, p\u00ebr t\u00eb gjurmuar fillimet na k\u00ebrkohet t\u00eb shohim gjithashtu shkollat n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja n\u00eb trevat shqiptare dhe t\u00eb hulumtojm\u00eb sa ka qen\u00eb pjes\u00ebmarrja e nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb dhe sa kan\u00eb qen\u00eb m\u00ebsues shqiptar\u00eb. Figura m\u00eb bind\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim \u00ebsht\u00eb Daut Bori\u00e7i, i cili u arsimua n\u00eb shkollat osmane dhe jepte m\u00ebsim n\u00eb t\u00eb tilla shkolla, nd\u00ebrsa pastaj hartoi abetaren me shkronjat e osmanishtes dhe, nuk ka dyshim, se kishte parasysh nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb. Po k\u00ebshtu do t\u00eb themi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb orientaliste shqipe me alfabet arab. Kush do ta lexonte at\u00eb? Vet\u00ebm ata q\u00eb e njihnin at\u00eb alfabet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin arsimuar n\u00eb shkolla jo shqipe. Gjithsesi, jo pak autor\u00eb orientalist\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00ebsues shkollash, si Tahir Gjakova, Tahir Popova, Jonuz Efendiu, Hilmi Maliqi, Ymer Pa\u00e7arizi etj.<\/p>\n<p>Ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb t\u00ebrheqim v\u00ebmendjen edhe te nj\u00eb aspekt m\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Arsimin shqip n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Kosov\u00eb ne e ve\u00e7ojm\u00eb p\u00ebr arsye studimore, sepse deri n\u00eb ndarjen e shqiptar\u00ebve me kufij politik\u00eb nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha m\u00eb 1913, n\u00eb vet\u00ebdijen e shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb veprimtarit\u00eb e tyre nuk ishte i pranish\u00ebm ndonj\u00eb kufi i till\u00eb. D\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb Kongresi i Manastirit, q\u00eb u mblodh me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim gjith\u00ebshqiptar. Edhe Kongresi i Elbasanit, i cili ishte vijim i tij m\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, po k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim kishte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishim drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb kongres p\u00ebr shkollat shqipe dhe nj\u00ebri nd\u00ebr vendimet e tij ishte \u00e7elja e Shkoll\u00ebs Normale, ku do t\u00eb p\u00ebrgatiteshin m\u00ebsues pa dallim nga t\u00eb gjitha trevat dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha trevat shqiptare.<\/p>\n<p>Meriton t\u00eb p\u00ebrmendet p\u00ebr v\u00ebshtrimin e gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj problematike punimi i Jashar Rexhepagiqit (1) i vitit 1972, i cili shton se edhe prania e shum\u00eb shkollave n\u00eb nj\u00eb vend, si\u00e7 ishin shkollat n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja n\u00eb Prizren dhe pes\u00eb n\u00eb Shkup, ka ndikuar q\u00eb edhe shqiptar\u00ebt t\u00eb nxiteshin p\u00ebr t\u00eb pasur shkollat e veta. Student\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Universitetin e Stambollit kur ishte rektor Hasan Tahsini. Dy udh\u00ebtaret angleze, G. M. Mackenzie dhe A. P. Irby (2) nga vizita e tyre m\u00eb 1861 kan\u00eb sh\u00ebnuar se kishte shkolla turke edhe p\u00ebr vajzat shqiptare n\u00eb Prishtin\u00eb, Vu\u00e7itern\u00eb e Pej\u00eb. Autori serb M. S. Millojeviq (3) m\u00eb 1872 ka sh\u00ebnuar, se bejler\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fshatrave n\u00eb rrethin\u00ebn e Pej\u00ebs m\u00ebsojn\u00eb shqip. Pas reformave dhe ligjit t\u00eb vitit 1869 numri i shkollave laike osmane u shtua mjaft. Prej vitit 1908 n\u00eb Shkup u lejua q\u00eb t\u00eb jepej si l\u00ebnd\u00eb gjuha shqipe n\u00eb idadien. Nga fundi i vitit 1910 u em\u00ebrua m\u00ebsues i shqipes Salih Gjuka n\u00eb Shkoll\u00ebn normale osmane t\u00eb Shkupit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me nd\u00ebrhyrjen e Italis\u00eb dhe t\u00eb Austris\u00eb fillesa t\u00eb shkollave shqipe jan\u00eb krijuar nga veprimtar\u00ebt katolik\u00eb. Me sa duket, shkolla m\u00eb e vjet\u00ebr prej fran\u00e7eskan\u00ebve ka qen\u00eb n\u00eb Prizren, ku p\u00ebr italishten jepeshin shpjegime dhe b\u00ebheshin biseda shqip. M\u00eb pas n\u00eb Prizren kan\u00eb qen\u00eb m\u00ebsues t\u00eb kualifikuar, si Laz\u00ebr Lumezi e Mati Logoreci. Shkolla fillore e Gjakov\u00ebs thuhet se e ka nisur pun\u00ebn q\u00eb m\u00eb 1851, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb del nd\u00ebr m\u00ebsuesit edhe Ndue Byty\u00e7i. N\u00eb shkoll\u00ebn e Pej\u00ebs nga fundi i shek. XIX librat tashm\u00eb ishin kryesisht shqip. T\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkollat ka edhe n\u00eb librin e albanologut J. G. von Hahn prej udh\u00ebtimeve t\u00eb tij n\u00eb Drin e Vardar (4).<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim, se me Lidhjen e Prizrenit dhe me veprimtarin\u00eb e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit m\u00eb 1879 hapet nj\u00eb etap\u00eb e re, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb themi se nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shkoll\u00ebn shqipe kalohet n\u00eb etap\u00ebn e luft\u00ebs p\u00ebr shkoll\u00ebn komb\u00ebtare. Sipas J. Rexhepagiqit m\u00eb t\u00eb parat shkolla t\u00eb k\u00ebsaj periudhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Prizren, Zym, Gjakov\u00eb e Pej\u00eb dhe n\u00eb Shkup, Manastir e Oh\u00ebr. Pas vitit 1900 u hap\u00ebn shkolla edhe n\u00eb Stub\u00ebll, Ferizaj e Zllokuqan. Figura madhore e kultur\u00ebs shqiptare, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, ishte nga Janjeva dhe ka qen\u00eb m\u00ebsues i shqipes n\u00eb Zym, Pej\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nga ana e kund\u00ebrt, duke u kufizuar me shkollat e para komb\u00ebtare, Hysni Myzyri (5) e ka kaluar p\u00ebrciptazi periudh\u00ebn para Lidhjes s\u00eb Prizrenit. Gjithsesi, si ai edhe autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb kaluar n\u00eb heshtje ndihmes\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Biblike dhe t\u00eb misionar\u00ebve protestant\u00eb. Nuk mund t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb treguar se si ky trajtim i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb cunguara fillimet e arsimit shqip, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si rrjedhoj\u00eb jan\u00eb shprehur edhe mjaft konstatime e gjykime t\u00eb gabuara. Po sjellim ndonj\u00eb shembull t\u00eb vog\u00ebl. Sipas H. Myzyrit, \u201cGjerasimi vendosi t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri q\u00eb nga Manastiri gjer n\u00eb Mirdit\u00eb e n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d (6). Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim tipik dhe trashanik. Kurrsesi Gjerasimi nuk mund t\u00eb vendoste vet\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb till\u00eb pa pasur nj\u00eb mb\u00ebshtetje. Ne i kemi t\u00eb dh\u00ebnat dokumentare p\u00ebr t\u00eb treguar se puna ka qen\u00eb krejt ndryshe, por e keqja \u00ebsht\u00eb se autor\u00eb t\u00eb till\u00eb shkruajn\u00eb jasht\u00eb \u00e7do realiteti konkret historik. Edhe sot, kur jan\u00eb gjith\u00eb mjetet e transportit dhe hotelet, nuk besoj se dikush do t\u00eb vendoste kaq thjesht t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb till\u00eb, pa shtuar k\u00ebtu se udh\u00ebtimi k\u00ebrkon edhe kthimin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Manastir. Ngjarjet dhe vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme b\u00ebhen n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara dhe me mb\u00ebshtetje konkrete. Edhe H. Koliqi n\u00eb librin e v\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb e arsimit e p\u00ebrmend vet\u00ebm si \u201cV\u00ebllaz\u00ebria\u201d shoq\u00ebrin\u00eb e themeluar nga Gjerasimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ashtu si edhe sot quhej \u201cV\u00ebllaz\u00ebria Ungjillore\u201d, kurse p\u00ebr A. Tomsonin thot\u00eb se erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1864, nd\u00ebrsa ai e ka vizituar disa her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1863.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, interesimi i shoq\u00ebrive protestante amerikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb fillon q\u00eb n\u00eb vitin 1859, me udh\u00ebtimin e misionarit dhe gjuh\u00ebtarit t\u00eb famsh\u00ebm Elias Rigz, i cili pastaj ka shkruar p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb qendre protestante amerikan n\u00eb Manastir, \u00e7ka u realizua m\u00eb 1873 n\u00eb stilin e zakonsh\u00ebm t\u00eb misionit q\u00eb p\u00ebrfshinte jo vet\u00ebm ungjillizimin por edhe \u00e7eljen e shkollave t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb gjuh\u00ebt am\u00ebtare.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb gjer\u00eb dokumentare, q\u00eb kemi sht\u00ebn\u00eb n\u00eb duar prej disa koh\u00ebsh, na \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejtim studimesh t\u00eb shtojm\u00eb nj\u00eb varg gj\u00ebrash, q\u00eb po i p\u00ebrmendim si mb\u00ebshtetje kundrejt pohimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb librin shqip n\u00eb Manastir e kan\u00eb \u00e7uar m\u00eb 1864-1865 librashit\u00ebsit e A. Tomsonit, H. Riedel-i dhe A. Davidsoni. M\u00eb von\u00eb Shoq\u00ebria Biblike caktoi Shkupin dhe Manastirin si qendra p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e librave. D\u00ebshmit\u00eb e Shoq\u00ebris\u00eb Biblike na tregojn\u00eb rreziqet e m\u00ebdha dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar librashit\u00ebsit Klundt, Sosnovski, Seefried, Ciku, etj. t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebtonin nga Shkupi n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore, duke shp\u00ebrndar\u00eb librat jo vet\u00ebm n\u00eb shqip por n\u00eb gjuh\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb rajonit. M\u00eb pas K. Kristoforidhi ka shkuar deri n\u00eb Shkup, duke bartur me vete jo vet\u00ebm p\u00ebrkthimet biblike, por edhe Abetaren e tij. M\u00eb pas k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kryen v\u00ebllez\u00ebrit Qiriazi. Gjergji n\u00eb depozit\u00ebn e tij p\u00ebr botimet e Shoq\u00ebris\u00eb Biblike mbante edhe nj\u00eb librari t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr librat shqip. Me k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet e kuptueshme p\u00ebrse m\u00eb 1888 valiu i Manastirit u betua, se do ta b\u00ebnte shitjen e librave shqip aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb kushtueshme, saq\u00eb Shoq\u00ebria Biblike do t\u00eb detyrohej t\u00eb hiqte dor\u00eb nga ajo pun\u00eb.<\/p>\n<p>Gjerasim Qiriazi, nj\u00eb vit pasi u pranua n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb protestante, hyri n\u00eb Kolegjin Amerikan t\u00eb Samokovit me shpenzimet e Misionit Amerikan. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shquar i Shoq\u00ebris\u00eb Biblike n\u00eb Stamboll, A. Tomsoni m\u00eb 1882 u rekomandoi misionar\u00ebve n\u00eb Manastir t\u00eb hapnin nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb mbr\u00ebmjes shqip. Ai i b\u00ebri ftes\u00ebn e bashk\u00ebpunimit Gjerasimit m\u00eb 1883, duke i shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb kishin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndiqnin m\u00ebsime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb mesin e vitit 1885 Gjerasimi e nisi m\u00ebsimin e shqipes me tri vajza, nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb vajzave t\u00eb Misionit Amerikan. A. Tomsoni nj\u00eb vit m\u00eb pas e ka quajtur me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shkoll\u00ebn e tij n\u00eb Manastir. Ajo nuk vijoi kur Gjerasimi bashk\u00eb me t\u00eb motr\u00ebn u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 1891 p\u00ebr t\u00eb hapur Shkoll\u00ebn e Vashave. N\u00ebnkonsulli britanik H. Shipley ka pohuar m\u00eb 1893 se p\u00ebrpjekjet arsimore t\u00eb Gjerasimit p\u00ebr an\u00ebn m\u00ebsimore g\u00ebzonin p\u00ebrkrahjen e madhe t\u00eb Misionit Amerikan, madje edhe shkollat e Kor\u00e7\u00ebs e t\u00eb Kolonj\u00ebs k\u00ebt\u00eb e kishin t\u00eb vetmen mb\u00ebshtetje nga t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Sevasti Qiriazi ka shkruar se ishte Gjerasimi, q\u00eb i m\u00ebsoi shkrimin e k\u00ebndimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare n\u00eb Manastir, nd\u00ebrsa para saj i kishin nisur k\u00ebto m\u00ebsime edhe shoqet e saj, rrjedhimnisht, e para shkoll\u00eb p\u00ebr vajzat shqiptare ka qen\u00eb n\u00eb Manastir, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes Qiriazi. Mund t\u00eb thuhet, se n\u00eb Manastir u p\u00ebrpunua projekti i Shkoll\u00ebs s\u00eb Vashave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe prej andej erdh\u00ebn themeluesit dhe m\u00ebsueset e saj. Plejada e shquar e Qiriaz\u00ebve ka qen\u00eb edhe p\u00ebrgatit\u00ebsja e teksteve shkollore.<\/p>\n<p>Kur u themelua Klubi \u201cBashkimi\u201d i Manastirit, nj\u00eb nga p\u00ebrkujdesjet e tij kryesore ishte t\u00eb p\u00ebrhapej m\u00ebsimi i shqipes edhe n\u00eb Oh\u00ebr, Strug\u00eb e Dib\u00ebr. Dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb, se veprimtaria p\u00ebr shqipen n\u00eb shkoll\u00eb nuk ka qen\u00eb e kufizuar n\u00eb Manastir, por ka rrezatuar edhe n\u00eb viset e tjera shqiptare. Me vendim t\u00eb k\u00ebtij Klubi u ngrit shtypshkronja m\u00eb 1909 dhe k\u00ebshtu aty nisi botimi i teksteve shkollore, nd\u00ebr to e para Abetarja e Parashqevi Qiriazit. Nd\u00ebrsa Gjergji q\u00eb m\u00eb 1899 kishte botuar \u201cFizik\u00ebn\u201d dhe ka l\u00ebn\u00eb dor\u00ebshkrim nj\u00eb tekst t\u00eb botanik\u00ebs me titullin \u201cBim\u00ebtregonj\u00eb\u201d. Nuk na ka ardhur edhe nj\u00eb gramatik\u00eb e shqipes, t\u00eb cil\u00ebn e pati hartuar Gjerasimi.<\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr arsimin shqip dhe p\u00ebr veprimtar\u00ebt e shkoll\u00ebs shqipe koh\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar mjaft, nd\u00ebrsa jan\u00eb pasuruar edhe burimet dokumentare. Kemi k\u00ebshtu t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja q\u00eb na e ndri\u00e7ojn\u00eb m\u00eb plot\u00ebrisht rrug\u00ebn historike, si edhe v\u00ebshtrime m\u00eb t\u00eb thelluara duke kap\u00ebrcyer kufizimet e politizuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb ne vet\u00ebm sa i prek\u00ebm fillimet te shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, por besojm\u00eb se pamja do t\u00eb ndri\u00e7ohet m\u00eb mir\u00eb nga t\u00ebr\u00ebsia e kumtesave t\u00eb tjera. Sidoqoft\u00eb, zhvillimet e m\u00ebtejshme pas Pavar\u00ebsis\u00eb dhe deri n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. XX mund t\u00eb thuhet se nuk nisnin nga zeroja, sepse kishin nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p><strong>SH\u00cbNIMET:<\/strong><\/p>\n<p>1. REXHEPAGIQ, J. (1972): Shkollat dhe ar\u00ebsimi n\u00eb Kosov\u00eb nga fundi i shekullit XVIII gjer m\u00eb 1918. \u201cKosova\u201d, nr. 1. Prishtin\u00eb, f. 107-238.<\/p>\n<p>2. MACEKNZIE, G. M. &amp; IRBY, A. P. (1864): Notes on South Slavonic Countries.<\/p>\n<p>3. MILOJEVI\u0106, M. S. (1872): Putopis dela prave (Stare) Srbije, II. Beograd.<\/p>\n<p>4. HAHN, J. G. VON (1867): Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar. Wien.<\/p>\n<p>5. MYZYRI, H. (1973): Shkollat e para komb\u00ebtare shqipe. Tiran\u00eb, f. 92.<\/p>\n<p>6. KOLIQI, H. (2002): Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Prishtin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksti i kumtes\u00ebs s\u00eb prof. Xhevat Lloshi, mbajtur m\u00eb 20 n\u00ebntor 2016 me rastin e sh\u00ebnimit t\u00eb 75-vjetorit t\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni Per\u00ebndimore.<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":2973,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[151],"tags":[199,155,165,158],"class_list":["post-3019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-education-sq","tag-elias-riggs-sq","tag-gjerasim-sq","tag-gjergj-qiriazi-sq","tag-sevasti-qiriazi-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3019\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}