{"id":2239,"date":"2014-09-09T20:16:03","date_gmt":"2014-09-09T20:16:03","guid":{"rendered":"http:\/\/instituti.org\/sq\/informacione-nga-sigurimi-i-shtetit-per-ungjilloret\/"},"modified":"2014-09-09T20:16:03","modified_gmt":"2014-09-09T20:16:03","slug":"informacione-nga-sigurimi-i-shtetit-per-ungjilloret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/instituti.org\/sq\/informacione-nga-sigurimi-i-shtetit-per-ungjilloret\/","title":{"rendered":"\u201cInformacione\u201d nga Sigurimi i Shtetit p\u00ebr ungjillor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Dosjet e Sigurimit p\u00ebrmbajn\u00eb informacione me vler\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e krishterimit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmbajn\u00eb informacione t\u00eb qen\u00ebsishme p\u00ebr raportet me pushtetin e koh\u00ebs dhe q\u00ebndrimin e tyre ndaj k\u00ebtij pushteti, gjithashtu p\u00ebrmbajn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebna me interes shkencor p\u00ebr historiografin\u00eb shqiptare, sa koh\u00eb q\u00eb personazhet \u00e7ifti Kenedi e E.Xhejks (E.Jacques) jan\u00eb tashm\u00eb figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb e arsimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shek.XX.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb par\u00eb historiku i l\u00ebvizjes ungjillore z\u00eb fill n\u00eb vitin 1908 (pra, jo n\u00eb vitin 1892, as m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb koh\u00ebn kur Bordi Amerikan i Komisioneve p\u00ebr Misionin e Jasht\u00ebm solli misionar\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme), duke mos i p\u00ebrmendur Qiriaz\u00ebt dhe as lidhjen e tyre me Kenedin, nj\u00eb fakt ky i pamohuesh\u00ebm. Mosp\u00ebrmendja e Qiriaz\u00ebve n\u00eb dosje, as edhe n\u00eb grupin e personave q\u00eb kishin lidhje me misionar\u00ebt amerikan\u00eb, \u00ebsht\u00eb interesante dhe, duke mos guxuar t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb arsyet, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb e pashpjegueshme.<\/p>\n<p>Dosja e par\u00eb n\u00eb shqyrtim mban titullin \u201c<em>Historiku i misionar\u00ebve ungjillor\u00eb (amerikan\u00eb) Kenedy, Xheksi dhe Daniel Levis (Nisi La\u00e7o)<\/em>\u201d. Dosja p\u00ebrmban 11 flet\u00eb. Ajo p\u00ebrshkruan veprimtarin\u00eb ungjillore si filloi dhe si zhvillohej nga Kenedi, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar zgjerimin e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje dhe numrin e madh t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ndiqnin takimet e tij. Aty shkruhet madje dhe denominacioni i tij: \u201cbaptist\u201d (rrym\u00eb brenda krishterimit ungjillor, me fillimet e veta n\u00eb shek.XVII). Dosja jep informacion p\u00ebr takimet e kish\u00ebs q\u00eb zhvilloheshin dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb: t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje nga ora 7 deri m\u00eb 8 e gjysm\u00eb dhe t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nga ora 9 deri n\u00eb 10 dhe p\u00ebr t\u00eb rritur 10 deri 11 e gjysm\u00eb. Gjithashtu Kenedi punonte p\u00ebr shpalljen e ungjillit edhe n\u00eb fshatra, n\u00eb burgje e spitale. Mund ta merret me mend leht\u00eb q\u00eb burimi i informacioneve t\u00eb holl\u00ebsishme mund t\u00eb vinte nga njer\u00ebz q\u00eb vijonin takimet e tyre.<\/p>\n<p>Dosja referon se Kenedi hapi nj\u00eb shkoll\u00eb me miratim t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb asaj kohe m\u00eb 1925 me gjasht\u00eb klasa. Sipas q\u00ebndrimit t\u00eb shkruesit t\u00eb dosjes q\u00ebllimi i Kenedit n\u00eb ngritjen dhe mbajtjen e shkoll\u00ebs ishte q\u00eb \u201c<em>n\u00ebp\u00ebrmjet m\u00ebsimeve t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe q\u00eb jepte n\u00eb shkoll\u00ebn e dit\u00ebs, t\u00eb frym\u00ebzonin elementin e ri me ndjenja filloamerikane dhe n\u00eb vazhdim n\u00eb propagand\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte, t\u00eb mundte t\u00eb krijonte nj\u00eb fraksion fetar nga elemente orthodokse e myslimane t\u00eb quajtur \u201cUngjillore\u201d (t\u00eb deg\u00ebs Baptizmi)<\/em>\u201d(f.II). Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb dosjes shkolla e Kenedit frekuentohej nga nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e popullit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj. N\u00eb dosje \u00ebsht\u00eb shkruar lista e arsimtar\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs. Dy prej tyre ishin n\u00ebn v\u00ebzhgim periodik nga Sigurimi. P\u00ebrbri emrit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb kategorizimi i p\u00ebrpunimit \u201c2<em>B nga ndjekur nga seksioni i kund\u00ebrzbulimit italian\u201d<\/em>. Kategorizimi 2B sh\u00ebnonte persona q\u00eb ndiqeshin me rit\u00ebm periodik nga Sigurimi. Sipas dosjes, nj\u00eb pjes\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs q\u00eb m\u00ebsuan anglisht vazhduan m\u00ebsimet n\u00eb shkollat teknike t\u00eb Kavaj\u00ebs e Tiran\u00ebs q\u00eb drejtoheshin nga H.Fulc (Fultz), shkoll\u00eb q\u00eb sipas regjimit t\u00eb kaluar kishte qen\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e p\u00ebrgatitjes agjenturiale.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e \u201chistorikut\u201d renditen 50 emra personash q\u00eb frekuentonin rregullisht takimet e misionarit Kenedi dhe q\u00eb ishin \u201c<em>n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur<\/em>\u201d (f.II-III). Nga k\u00ebta emra 14 prej tyre kan\u00eb kategorizimin 2B, pra ishin n\u00eb ndjekje periodike.<\/p>\n<p><strong><em>\u2013 Teuta Toska<\/em><br \/>\n<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dosjet e Sigurimit p\u00ebrmbajn\u00eb informacione me vler\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e krishterimit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmbajn\u00eb informacione t\u00eb qen\u00ebsishme p\u00ebr raportet me pushtetin e koh\u00ebs dhe q\u00ebndrimin e tyre ndaj k\u00ebtij pushteti, gjithashtu p\u00ebrmbajn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebna me interes shkencor p\u00ebr historiografin\u00eb shqiptare, sa koh\u00eb q\u00eb personazhet \u00e7ifti Kenedi e E.Xhejks (E.Jacques) jan\u00eb tashm\u00eb figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[176],"tags":[204,203,281],"class_list":["post-2239","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-history-sq","tag-jacques-sq","tag-communism-sq","tag-toska-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2239"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2239\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}