{"id":2216,"date":"2014-11-04T17:02:59","date_gmt":"2014-11-04T17:02:59","guid":{"rendered":"http:\/\/instituti.org\/sq\/gjen-mbeshtetje-perkthimi-broshurave-shqip-1824\/"},"modified":"2014-11-04T17:02:59","modified_gmt":"2014-11-04T17:02:59","slug":"gjen-mbeshtetje-perkthimi-broshurave-shqip-1824","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/instituti.org\/sq\/gjen-mbeshtetje-perkthimi-broshurave-shqip-1824\/","title":{"rendered":"Gjen mb\u00ebshtetje p\u00ebrkthimi i broshurave shqip m\u00eb 1824"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Screen-Shot-2014-11-04-at-5.52.32-PM.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright wp-image-1225 size-full\" src=\"https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Screen-Shot-2014-11-04-at-5.52.32-PM.jpg\" alt=\"Gjirokastriti Revision\" width=\"440\" height=\"563\" srcset=\"https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Screen-Shot-2014-11-04-at-5.52.32-PM.jpg 440w, https:\/\/instituti.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Screen-Shot-2014-11-04-at-5.52.32-PM-234x300.jpg 234w\" sizes=\"(max-width: 440px) 100vw, 440px\" \/><\/a>Q\u00eb Grigor Gjirokastriti nd\u00ebrmori edhe p\u00ebrkthimin e disa broshurave shqip, e kam treguar duke u mb\u00ebshtetur mbi d\u00ebshmi t\u00eb qarta te libri \u201cP\u00ebrkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit\u201d, botuar nga ONUFRI m\u00eb 2012. Arsyeja p\u00ebrse k\u00ebto broshura paraqesin interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb se sipas botimit t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare \u201cLibri shqip 1555-1912\u201d deri n\u00eb vitin 1824 ka pasur gjithsej vet\u00ebm 24 libra t\u00eb botuar shqip, dometh\u00ebn\u00eb po t\u00eb jen\u00eb edhe vet\u00ebm dy broshura, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shtim prej 8,3 % t\u00eb gjith\u00eb botimeve shqip deri at\u00ebher\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pak.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb gjurmimin e vendit q\u00eb z\u00ebn\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja, po i rendis shkurt datat e njohura tashm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 1824 Gjirokastriti e kishte p\u00ebrfunduar redaktimin e Ungjillit t\u00eb Mateut, t\u00eb p\u00ebrkthyer prej Vangjel Meksit, dhe teksti u dha p\u00ebr shtyp. N\u00eb shtator 1824 doli k\u00ebshtu nga shtypi n\u00eb Korfuz i pari ungjill i botuar i plot\u00eb shqip.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 mars 1824 Komiteti i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Broshurave Fetare (RTS) n\u00eb Lond\u00ebr kishte vendosur, q\u00eb Robert Pinkertonit, veprimtarit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Biblike gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, t\u2019i vinte n\u00eb dispozicion 200 lira angleze p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar synimet e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Broshurave, q\u00eb t\u00eb botoheshin broshura t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb disa gjuh\u00eb. Prej k\u00ebsaj shume R. Pinkertoni kishte ndar\u00eb 25 lira, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr p\u00ebrkthimet shqip. Shpjegimi p\u00ebrse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb R. Pinkertoni gjendet n\u00eb letr\u00ebn e tij d\u00ebrguar RTS:<\/p>\n<p>22 shtator 1824, R. Pinkertoni: \u201cBanor\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb Epirit t\u00eb lasht\u00eb, t\u00eb quajtur shqiptar\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendjen tuaj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u2026 P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e k\u00ebtij populli, q\u00eb sa p\u00ebr em\u00ebr \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb, un\u00eb e quaj se \u00ebsht\u00eb koha m\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb fatin p\u00ebr t\u00eb siguruar edhe disa nga botimet tuaja m\u00eb t\u00eb mira doktrinore e praktike n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare.\u201d Ai k\u00ebrkonte q\u00eb broshurat t\u00eb p\u00ebrktheheshin dhe t\u00eb shtypeshin n\u00ebn drejtimin e z. Wilson dhe z. Lowndes. Titujt e broshurave ishin: 1. Kryqi i Krishtit. 2. Abetarja e Njutonit p\u00ebr p\u00ebrparimin e paqes. 3. P\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e m\u00ebdha. 4. Dialog\u00ebt e Vivianit. 5. Jeta e Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzorit. 6. P\u00ebrparimi i m\u00ebkatit, dhe 7. Rregulla e art\u00eb e Watt-it.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 1824 Komiteti i RTS vendosi: \u201cT\u2019i d\u00ebrgohet nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb p\u00ebrnderuarit Pinkerton, duke e fal\u00ebnderuar p\u00ebr p\u00ebrt\u00ebritjen e planeve lidhur me Shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dhe t\u00eb jepet mb\u00ebshtetje p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tij, duke e autorizuar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb nga ark\u00ebtari shum\u00ebn prej 20 lirash, q\u00eb t\u00eb ndihmohet p\u00ebr t\u2019i qarkulluar broshurat n\u00eb trev\u00ebn ku jeton.\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 1825 Gjirokastriti mbeti pa pun\u00eb, derisa nisi korrekturat p\u00ebr Dhiat\u00ebn e re n\u00eb janar 1826. Ishte n\u00eb ngushtic\u00eb aq t\u00eb madhe, sa ishte gati t\u00eb kthehej n\u00eb Greqin\u00eb n\u00ebn sundimin osman.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 korrik 1829 I. Laundzit (I. Lowndes) RTS i ka shkruar: \u201cDo t\u00eb kishim d\u00ebshir\u00eb t\u00eb na shkruanit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb arritur ndonj\u00eb rezultat pozitiv me Broshurat e shtypura shqip dhe n\u00ebse keni nd\u00ebr mend t\u2019i ribotoni ato\u2026 Komiteti ju autorizon q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorni t\u00eb ardhurat p\u00ebr qarkullimin e broshurave shqip dhe greqisht.\u201d Prej k\u00ebsaj del e qart\u00eb, se broshurat jan\u00eb botuar, madje pas pak vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ribotimi i tyre. Nuk del e qart\u00eb, n\u00ebse ishin dy apo shtat\u00eb.<\/p>\n<p>Dyzet vjet m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 12 dhjetor 1867, I. Laundzi i ka p\u00ebrmendur k\u00ebto botime: \u201cP\u00ebrpara se t\u00eb botohej Dhiata e re besoj se kam shtypur edhe dy broshura dhe nj\u00eb botim t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Ungjillit t\u00eb Mateut\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para se t\u00eb formohej alfabeti shqip dhe prandaj jan\u00eb p\u00ebrdorur kombinime t\u00eb shkronjave greke p\u00ebr t\u00eb shprehur tingujt e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shqipes\u201d. Laundzi ka qen\u00eb nj\u00eb njeri k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, i cili madje s\u00eb bashku me T. Platin nga Londra ka p\u00ebrpunuar alfabetin, me t\u00eb cilin u botua Dhiata e re m\u00eb 1827. Emri i tij del m\u00eb von\u00eb edhe lidhur me pun\u00ebn e K. Kristoforidhit. Po k\u00ebtu marrim vesh se ai ka qen\u00eb edhe p\u00ebrcaktuesi i nj\u00eb alfabeti m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrpunuar p\u00ebr dy broshurat shqip.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht deri m\u00eb sot kemi pasur bindjen se Gjirokastriti ka p\u00ebrkthyer nga greqishtja t\u00eb pakt\u00ebn dy broshura dhe ato jan\u00eb shtypur m\u00eb 1825. Por nuk kemi gjetur asnj\u00eb prej tyre dhe mbetet nj\u00eb detyr\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr ta plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Tashti, me ndihm\u00ebn e Neil Rees-it, autorit anglez t\u00eb librit \u201cM\u00ebrgimi mbret\u00ebror\u201d, botuar edhe shqip n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 2010, kam disa njoftime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Revista amerikane e broshurave (The American Tract Magazine), n\u00eb v\u00ebllimin I t\u00eb qershorit 1824, na v\u00eb n\u00eb dijeni se Rev. I. Lowndes u ka shkruar nga Korfuzi: \u201cKam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb njoftoj se nga Shoq\u00ebria e Broshurave Fetare jan\u00eb v\u00ebn\u00eb 100 lira n\u00eb dispozicion t\u00eb z. Wilson dhe timit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur e botuar broshura fetare n\u00eb gjuh\u00ebn greke dhe shqipe. P\u00ebrpara sesa t\u00eb merrja k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthehej shqip \u201cRregulla e art\u00eb\u201d prej kryepeshkopit t\u00eb Negropontit, i cili \u00ebsht\u00eb vend\u00ebs nga Shqip\u00ebria; tashti ai \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrkthyer \u201cDoktrin\u00ebn e kryqit\u201d. E kam t\u00eb gatshme p\u00ebr shtyp broshur\u00ebn \u201cP\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e m\u00ebdha\u201d n\u00eb greqishten e re dhe kam nd\u00ebr mend ta d\u00ebrgoj n\u00eb Malt\u00eb; por propozoj t\u2019i shtyp k\u00ebtu broshurat shqip.\u201d<\/p>\n<p>Mendoj se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, ndon\u00ebse bien pak\u00ebz n\u00eb kund\u00ebrshtim me d\u00ebshmit\u00eb e renditura m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb besueshme. Ato jan\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga dit\u00ebt kur po b\u00ebhej puna. Pa dyshim, edhe R. Pinkertoni ka biseduar me I. Laundzin, ka marr\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna prej tij dhe prandaj Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb vet i ka k\u00ebrkuar q\u00eb pun\u00ebn ta drejtonin Uilsoni dhe Laundzi. Gjithsesi, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se tashm\u00eb i kemi t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb titujt e dy broshurave mes atyre 7, q\u00eb kishte renditur Pinkertoni. Ka qen\u00eb Laundzi shtyt\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto broshura, sepse ai bashk\u00ebpunonte ngusht\u00eb me Gjirokastritin.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto njoftime m\u00eb sjellin te nj\u00eb p\u00ebrfundim i papritur p\u00ebr mua. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shfletojm\u00eb nj\u00eb faqe tjet\u00ebr t\u00eb panjohur p\u00ebr pun\u00ebn e shqipes s\u00eb shkruar: veprimtarin\u00eb e misionar\u00ebve amerikan\u00eb dhe botimet e tyre. Po sjell dy raste.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebllimin XXIV t\u00eb revist\u00ebs \u201cThe Missionary Herald\u201d p\u00ebr vitin 1828, q\u00eb p\u00ebrmban punimet e Bordit Amerikan t\u00eb Komisioner\u00ebve p\u00ebr Misionet e huaja, Boston, faqe 34, lexojm\u00eb: \u201cShoq\u00ebria Biblike Britanike dhe p\u00ebr Vendet e Huaja ka n\u00eb pun\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e saj n\u00eb Stamboll t\u00eb P\u00ebrnd. H. D. Leeves. Veprimtaria e tij n\u00eb at\u00eb qytet dhe n\u00eb rrethinat e tij ka qen\u00eb me interes shum\u00eb t\u00eb amdh. Gjat\u00eb vitit 1826 ai ka nxjerr\u00eb 7.034 kopje t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb 14 gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb shfaqur nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e mor\u00ebn Ungjillin e Mateut n\u00eb dialektin e tyre. Shtypja e gjith\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb re shqip nisi n\u00eb janar 1826 dhe pothuaj kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Shum\u00eb fshatra kan\u00eb nisur t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre kopje t\u00eb dhiatave.\u201d<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb interesant. Njoftimin k\u00ebt\u00eb radh\u00eb e kam nga David Hosaflook, nj\u00eb amerikan q\u00eb jeton e punon prej shum\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka p\u00ebrkthyer e botuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb anglisht \u201cRrethimin e Shkodr\u00ebs\u201d t\u00eb autorit ton\u00eb t\u00eb shquar, Marin Barletit.\u00a0 N\u00eb revist\u00ebn e Shoq\u00ebris\u00eb Orientale Amerikane, v\u00ebllimi I, nr. 4 1849, q\u00eb pasqyronte punimet e saj, p\u00ebr 29 shtatorin 1847 nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruhej: \u201cZ. Riggs nga Smirna gjithashtu ka punuar me fryt p\u00ebr alfabetin e gjuh\u00ebs shqipe dhe p\u00ebr gramatik\u00ebn e bullgarishtes; si\u00e7 mund ta tregojn\u00eb dy broshura t\u00eb vogla n\u00eb bibliotek\u00ebn e Shoq\u00ebris\u00eb.\u201d P\u00ebr k\u00ebt\u00eb zotin Riggs do t\u00eb shkruaj holl\u00ebsisht nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, sepse na ka b\u00ebr\u00eb befasi t\u00eb tjera lidhur me shqipen, por k\u00ebtu kemi nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se ndoshta \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr dy broshurat, q\u00eb u cek\u00ebn k\u00ebtu m\u00eb sip\u00ebr. Po edhe n\u00eb mos qofshin ato, s\u00ebrisht ka di\u00e7ka me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime n\u00eb bibliotek\u00ebn e asaj Shoq\u00ebrie amerikane.<\/p>\n<p>Shpresoj se do t\u00eb kemi prurje t\u00eb reja nga burimi amerikan i pashfryt\u00ebzuar. Aq m\u00eb tep\u00ebr se na vjen ndihma edhe e miqve t\u00eb huaj, t\u00eb interesuar p\u00ebr shqipen ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shfletojm\u00eb nj\u00eb faqe tjet\u00ebr t\u00eb panjohur p\u00ebr pun\u00ebn e shqipes s\u00eb shkruar: veprimtarin\u00eb e misionar\u00ebve amerikan\u00eb dhe botimet e tyre.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":3675,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[160,170],"tags":[199,197,198,214,242],"class_list":["post-2216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bibles-sq","category-shqip-sq","tag-elias-riggs-sq","tag-grigor-gjirokastriti-sq","tag-isaac-lowndes-sq","tag-robert-pinkerton-sq","tag-religious-tract-society-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/instituti.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}