Vlerat tona

 

1

Shërbim

Duam t’u vijmë në ndihmë atyre që merren me projekte kërkimore, ose që po përpiqen të zbulojnë të dhëna historike: studiuesve, studentëve, institucioneve të tjera, apo publikut të gjerë

E vërteta

Përpjekja jonë është të zbulojmë të vërtetën për ngjarjet historike, prandaj jemi veçanërisht të interesuar për materiale origjinale dhe për burime parësore.

 

Bashkëpunimi

Për shkak se kemi pak historianë që bëjnë hulumtime në fushën tonë, e vlerësojmë bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin e efektshëm të kohës dhe të burimeve të kufizuara.

 

Mirënjohja

Ndihemi borxhlinj dhe mirënjohës për punën e institucioneve, historianëve dhe studiuesve të tjerë. Prandaj, përpiqemi që t’ia pranojmë meritat atij që i takon.

 

Trashëgimia

Lëvizja protestante është e lidhur ngushtë me betejën e Shqipërisë për liri e pavarësi dhe i siguron asaj një trashëgimi të pasur, që duhet vlerësuar.

 

Pasioni

Historia s’ka pse të jetë e mërzitshme, edhe atëherë kur puna është e vështirë. Ne e duam me pasion historinë shqiptare e protestante dhe shpresojmë që ta paraqesim në mënyrë frymëzuese.

 

Niveli i shkëlqyer

Ne synojmë të shërbejmë me nivel të shkëlqyer, në përputhje me standardet ndërkombëtare të botës studimore, në arkivimet dhe publikimet tona.

 

Përulësia

Synimi ynë është të ngremë lart vlerën e zbulimit, jo veten tonë. Ne jemi vetëm një copëz e kësaj enigme dhe po përpiqemi që t’u shërbejmë më së miri anëtarëve tanë dhe publikut të gjerë.

 

Ndershmëria

Ne përqafojmë standarde të larta për përgjegjshmërinë financiare. Po kështu, duam të nxisim një ndershmëri më të lartë akademike në Ballkan.

 

Vizioni

Ne jemi vizionarë që përpiqen pareshtur të gjejnë mënyra të reja për të frymëzuar dhe informuar komunitetin e studiuesve dhe publikun, si dhe për t’u shërbyer atyre.