Predikuesi dhe njëri ndër rilindasit më të njohur të Shqipërisë është Gjerasim Qiriazi, babai i Kishës Protestante Shqiptare. Historia e jetës së tij është sa heroike dhe krenare, aq edhe e dhimbshme dhe e perëndishme. Gjerasim Qiriazi lindur më 18 tetor, 1858 në Manastir. Kjo është biografia e tij:

Gjerasim Qiriazi

Gjerasim Qiriazi

  • 18 tetor, 1873: i bëhen fqinj tre misionarët e parë protestantë amerikanë ndër shqiptarët: Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz.
  • 1876: për herë të parë, dy shqiptarë bëhen protestantë në Manastir, ku edhe hapet kisha e parë protestante shqiptare.
  • 19 gusht, 1877: Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe bëhet anëtar i kishës protestante (ungjillore) të Manastirit.

    Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë

    Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë

  • 1878: Qiriazi fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë të Bullgarisë.
  • 1882: kreu studimet me plot sukses dhe u diplomua.
  • 1882: bëhet pastor praktikant i një kishe bullgare në Shkup.
  • 1883: ftohet për të marrë pjesë në Komitetin e Huaj Protestant në Turqi dhe caktohet si ungjilltari i shqiptarëve.
  • 14 maj, 1883: vendoset në Korçë.
  • 1884: bëhet anëtar i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj.
  • 1884: fillon që të shkruajë himnet e para.
  • 1884: bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip.
  • 8 qershor, 1884: mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në kishën ungjillore në Selanik.
  • 22 qershor, 1884: mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore në Manastir.
  • 12 nëntor, 1884: zihet si peng për gjashtë muaj nga disa kaçakë, që i kërkonin para.
  • 1885: shkroi romanin historik me elemente autobigrafike: Pengu i kaçakëve.
  • 1886: vepron në Shkodër.
  • 1887: fillon që të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë.
  • 1888: përgatiti dhe botoi ungjillin e Mateut në shqip.
  • 1889: nën sygjerimin e Naim Frashërit, filloi që të përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore.

    Naim Frashëri

    Naim Frashëri

  • 1889: merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut: nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Avdyl, Naim, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.
  • 1889: u fejua me Athina Mikelidhin, vajzën e pastorit të kishës ungjillore të Selanikut, Stavri Mikelidhi.
  • 24 mars, 1890: u martua me Athinanë në Selanik.
  • prill 1890: në mbledhjen e tij vjetore, Misioni Protestant për Turqinë vendosi që ta shugurojë “Ungjilltar i Popullit Shqiptar”.
  • 1890: filloi që të ndihej keq nga ana shëndetsore, si pasojë e zënies peng.
  • 11 maj, 1890 (e dielë): mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë, ku morën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit.
  • 31 mars, 1891: lind djali i Gjerasimit, Stefani, në Korçë.
  • 24 dhjetor, 1891: vdes gruaja e Gjerasimit në Selanik.
  • mars, 1892: së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë.
  • korrik, 1892: viziton kishën ungjillore të Prishtinës (i vetmi romantik, që viziton Kosovën).
  • 2 tetor 1892: Kisha Ortodokse lëshon mallkimin e saj kundër Gjerasimit.
  • 14 nëntor, 1892: u themelua Kisha Ungjillore e Korçës.
  • 14 nëntor, 1892: Gjerasimi themelon shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” në Korçë.
  • nëntor, 1892: boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë Letra e Vëllazërisë.
  • 17 janar, 1893: u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit.
  • 1893: shkroi shumë vjersha, këngë etj. dhe bëri gati librin Kristomaci.
  • 2 janar 1894: vdes në moshën 35 vjeçare.
  • 1903: Qiriazit iu botua libri Kristomacia në Sofje. I njëjti libër u ribotua në Prishtinë më 1991.
  • 1933: me urdhërin e Mbretit Zog, ndalohet gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës.
  • 1940: u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë.
  • 1959: në SHBA, vdes i biri i Gjerasimit, Stefani, duke lënë 6 fëmijë.
  • 1987: Gjerasimit iu dha titulli “Mësues i Popullit”.
  • 1990: u ripërtëri kisha ungjillore dhe “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”.
  • 1992: iu akordua titulli: “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë”.

Motoja e veprimtarisë së Gjerasim Qiriazit ishte: “Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!”

Femi Cakolli

Për më shumë rreth Gjerasim Qiriazit, shih: https://instituti.org/tag/gjerasim/.