Ekipi ynë

Ne jemi një ekip i larmishëm dhe gjithnjë e më i madh vullnetarësh. Vizioni ynë i përbashkët eshte nxitja e zbulimit të historisë dhe mendimit shqiptar e protestant.

Dana Stucky

Dana Stucky

Komiteti ekzekutiv

Dana Stucky është hulumtuese dhe shkruese e pasionuar për lëvizjen e arsimit të femrave dhe atij ungjillor në Shqipëri. Ajo udhëton në arkiva dhe biblioteka në mbarë botën. Ka jetuar për rreth njëzet vjet në Korçë. Biografia e plotë.

Xhevat Lloshi

Xhevat Lloshi

Kryekëshillues për gjuhësinë shqipe

Prof. dr. Xhevat Lloshi është gjuhëtar i shquar, autor i shumë shkrimeve dhe zëri më i autoritetshëm për zhvillimin e gjuhës shqipe nëpërmjet përkthimeve të Biblës. Ai është dhe kontribuues i ISShP. Biografia e plotë.

Femi Cakolli

Femi Cakolli

Komiteti ekzekutiv

Dr. Cakolli e përfundoi doktoraturën në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, me specialitet letërsinë historike dhe biblike shqiptare. Ai është pastor, autor dhe botues. Biografia e plotë.

Teuta Toska

Teuta Toska

Komiteti ekzekutiv

Prof.as.dr. Toska është hulumtuese, redaktore dhe zëvendësdekane në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Ajo ka analizuar tekste të hershme biblike shqip dhe redakton botimet e ISShP. Biografia e plotë.

David Hosaflook

David Hosaflook

Drejtor ekzekutiv

David Hosaflook ka jetuar në Shqipëri që nga viti 1992. Po përfundon doktoraturën në historinë shqiptare në Universitetin e Tiranës. Ka përkthyer dhe redaktuar veprën klasike të Marin Barletit në shekullin XVI, Rrethimi i Shkodrës. Bibliografia e plotë.

John Quanrud

John Quanrud

Komiteti ekzekutiv

Dr. Kuanrud jetoi në Ballkan për më tepër se dhjetë vjet, duke hulumtuar dhe botuar materiale për protestantët. Ka shkruar dhe një biografi për Gjerasim Qiriazit. Doktoraturën e përfundoi më 2014 në Universitetin e Notingamit në historinë tekstuale. Biografia e plotë.

Mal Berisha

Mal Berisha

Këshillues

Mal Berisha ka qenë ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ka shërbyer dhe si konsull i përgjithshëm në Stamboll, me UNMIK-un dhe me “Vatrën”. Ambasadori Berisha ka kryer hulumtime të hollësishme për misionarët protestantë. Biografia e plotë.

Robb Provost

Robb Provost

Bordi mbikëqyrës

Z. Provost mban dy shtetësi: shqiptare dhe amerikane. Ai është themeluesi dhe kryetari i Qendrave Linkoln në Shqipëri. Ka marrë Medaljen e Linkolnit për përpjekjet e tij në promovimin e jetës dhe trashëgimisë së Abraham Linkolnit. Provost kryeson bordin mbikëqyrës të ISShP-së.