Pengu i kaçakëve (Gjerasim Qiriazi)

Në nëntor të vitit 1884, një djalë i ri shqiptar, me ëndrrën për të ndryshuar kombin, niset me një karrocë që shkonte për në Korçë, pa e ditur se rrugës i kishin zënë pritë.

Në këtë libër, Gjerasim Qiriazi rrëfen historinë e vërtetë të rrëmbimit të tij dhe ato që ngjanë gjatë atyre muajve sa qe peng i kaçakëve. Ishte ai kalvar i dhimbshëm që nxiti vendimin e tij për t’i nxjerrë bashkatdhetarët e vet nga errësira.