Jetëshkrimi i Sevasti Qiriazi-Dako

Nga hyrja e jetëshkrimit (S. Qiriazi-Dako):

“Ndërkohë që isha në Amerikë, mjaft nga miqtë e mi më kanë kërkuar të hedh në letër historinë e jetës sime, por kam qenë aq e zënë me punë e përgjegjësi të cilat kërkonin vëmen djen time të vazhdueshme, saqë në atë kohë as që mund të mendoja ta përmbushja këtë kërkesë të tyren. Tani që nuk jam e ngarkuar me ato përgjegjësi aq të mëdha, më është bërë përsëri kjo kërkesë, kësaj here me një forcë të re. Gjithsesi kam ngurruar, pasi mendjen ma kanë munduar dyshime të shumta: A ia vlen vërtet të tregoj për jetën time? Pse e ndiej këtë dëshirë për të treguar për jetën time? A po shtyhem prej ndjesish të lavdërueshme, apo mos vallë ky është një kurth i ngritur prej egoizmit të pandërgjegjshëm?

“Këto pikëpyetje i dhanë forcë të re idesë qysh në çastin që u ngritën. Pavarësisht përleshjeve të mia për ta shpërfillur këtë ide, ajo e ngrinte kokën e vet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke më kërkuar të shqyrtoja motivet që më së fundi më nxitën të ndërmerrja detyrën e shkrimit të këtij libri. Mendoj se është një ushtrim i dobishëm të rikujtojmë përvojën e viteve të rinisë sonë dhe të shqyrtojmë veprimet tona me një gjykim pjekurie më të ftohtë dhe ndoshta më të shëndetshëm … Gjatë karrierës sime të gjatë kam parë disa heronj të vërtetë. Kjo fjalë në ditët e sotme përdoret paksa lirshëm; i kërkoj falje lexuesit nëse mundohem këtu të shpjegoj se çfarë do të thotë fjala “hero” për mua. I quaj heronj ata që sakrifikojnë veten për hir të të tjerëve dhe jo ata që sakrifikojnë të tjerët për hir të vetes. Heronjtë e mi janë, në fakt, një ilustrim i asaj se, nëse njerëzimi nuk është ashtu siç duhej të ishte, të paktën nuk përbëhet vetëm prej të paaftëve dhe horrave, sikurse besojnë pesimistët.

“Tani, në ndihmë të lexuesit që kërkon të kuptojë sa më mirë historinë time, dua të them nja dy fjalë në lidhje me qëllimin e punës dhe të jetës sime. Qëllimi i punës sime ka qenë ta përga tisja popullin shqiptar për të pasur një vetafirmim kombëtar, të pro movoja ndjenjën e vëllazërisë mes myslimanëve dhe të krishterëve, t’i inkurajoja ata me fjalë e vepra që të punonin së bashku për liri e pavarësi dhe t’u mësoja atyre parimet themelore të lirisë së vërtetë. Këto ide më kanë lindur hap pas hapi ndërsa çapitesha përmes shtegut plot ferra dhe kujdesesha të bëja pjesën time mes popullit tim, duke u përpjekur t’u ndriçoja mendjen, t’i mëkëmbja dhe t’i çliroja prej zgjedhës së rëndë të paditurisë e besëtytnisë.”

Kur flasim për historinë e motrave Qiriazi, flasim për historinë e lëvizjes së arsi­mit në Shqipëri, një histori sa romantike, aq edhe e arrirë.

Hester Jenkins

arsimtare dhe autore amerikane

Një nga të parët apostoj që e përqafoi idenë e shenjtë por tepër të rrezikshme të shkrimit të gjuhës shqipe brenda Shqipërisë … Në ato kohëra kur flitej për veprimet e saj guximtare, për qëndrimin e saj burrnor e për shërbimet e saj patriotike e të pashoqta, emri i z-shës Sevasti Qiriazi përmendej me adhurim, posi emri i një heroine.

Pandeli Evangjeli

Puna që shkolla e Kyriazit ka punue në gjithë jetën e saj për edukimin e vajzës shqiptare e ngren atë lart në ndërgjegje të çdo shqiptari, që mendon se edukata e gruas shqiptare asht themeli i edukatës shoqënore, themeli i përparimit t’onë si Shtet e si komb … Por edhe për nji gjë tjetër gja ka randësi vepra e kësaj shkolle, pse këtë edukatë të vajzës shqiptare e ka dhanë në gjuhë amtare, në nji kohë kur ishte i ndaluem zyrtarisht përdorimi i gjuhës s’onë si vegël mësimi.

Aleksandër Xhuvani

Shkolla e Vashave u themelua nga Misioni Amerikan. Mësuesja e saj trime, znj. Qiriazi, e ka drejtuar me zotësi dhe entuziazëm dhe meriton lëvdime më të larta. Megjithëse pjesëmarrja në këtë shkollë do të rrezikonte prindërit dhe fëmijët e tyre për përndjekje nga Turku dhe rrezik shkishërimi nga prifti grek, shkolla ishte gjithmonë plot me nxënëse. Vajzat aty mësuan të lexonin e të shkruanin gjuhën shqipe dhe, në shtëpi, po mësonin vëllezërit e tyre.

Edith Durham

në librin "Njëzet vjet ngatërresë në Ballkan"

Nuk duhet mohuar edhe harruar kurrë shërbimet e mëdha që i ka sjellë çështjes një ‘fole kombetare’ e cila ishte një qendër dhe një fortesë ku mblidheshin edhe që ku përhapeshin ndjenjat e shkëndijat kombëtare. Kjo ‘fole’ ishte shkolla e vajzave në Korçë.

Mihal Grameno

Këto dyzet vjet kanë treguar energinë e palodhur dhe besimin e patundur të znj. Dako teksa kuptoi nevojat e vajzave të Shqipërisë … në brezat e ardhshme vajzat dhe gratë e Shqipërisë do ta ngrihen dhe ta quajnë atë të bekuar.

James Barton

sekretar i Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaja

Midis vajzave tona gjenden myslimane, katolike romake dhe ortodokse greke, por kushdo që vjen t’i shohë do të mbetet i mahnitur nga fakti që të gjitha jetojnë si motra.… Këto vajza që asnjëherë më parë nuk janë parë me libra në duar studi­ojnë me vetëmohim, që të mund t’i thonë mësimet pa gabime. Është kënaqësi të shohësh gjithë këto vajza ditë për ditë duke nxënë ide të reja dhe duke gdhendur karakteristikat e tyre të veçanta malësore mbi ide të virtytshme për miqësinë dhe shërbim për të tjerët pa përfitim vetjak.

Parashqevi Qiriazi

Vepra e motrave Qiriazi është frymëzuese, është poezi, këngë. Në të njëjtën kohë është amanet që u lënë brezave të rinj të vendit tonë. Është simbol i lirisë, përpa­rimit dhe ecjes përpara të Shqipërisë, është thirrje për ta ngritur nderin e saj në lartësi të reja, ku secili me punën, mundin, dijet e tij të kontribuojë për të radhitur kombin shqiptar përkrah vendeve më të zhvilluara europiane. Kjo ishte kredoja e veprës së tyre.

Dhimitër Dishnica

Në librin e tij "Motrat Qiriazi"

Dua të nxjerr në mirëdukje, se, për ne shkolla e motrave Kyrias, është ajo që na ngriti në syt’ e botës si njerëz të Përparimit për Ideën Shqiptare, ngjalli Idealis­mën e Rilindjes s’onë, lartësoj ndër mëmat shqiptare ndjenjat e Vetëruajtjes së kombësiës për t’ardhmen siç tepër bukur në shkrimet e thotë Carmen Sylva: ­‘Gruaja endën t’ardhmen e atdheut.’

Asdreni

Cilësitë e karakterit të Sevastisë janë buzëqeshja, optimizmi, energjia, guximi, shpejtësia e veprimit edhe patrembja në luftimin e pengimeve.

Hil Mosi

Mësimdhënia e znj. Qiriazi zhvillohet sikur të ishte vepër e fshehtë dhe e turpshme, dhe shkolla e saj – një qendër për ndikime më fisnike, një model ëmbëlsie dhe mirëdashjeje – do të pranohej më me kënaqësi sikur të ishte një fole ligësie dhe kriminaliteti. Në çdo çast mund të hyjë komandanti i xhandarmërisë në oborrin e shkollës, dhe më shumë se një herë gruaja trime e cila punon aty vetëm e pa mbroj­tje, ka qëndruar trimërisht në prag të derës, duke e bllokuar që të hyjë brenda për të marrë librat e saj.

Henry N. Brailsford

gazetar i njohur britanik, që ka vizituar Korçën në vitin 1904

Nuk ka tjetër sot si ky kolegj, Instituti Qiriazi.

Visarion