Biografia e Gjerasim Qiriazit nga Xhon Kuanrud

Në zemër të Rilindjes Kombëtare, vjen historia e vërtetë e birit të një marangozi, ngritja e pazakontë e të cilit, si dijetar dhe reformator, do ta vinte në krye të Rilindjes shqiptare. Armiq të fuqishëm, përbetuar ta ndalnin me çdo mjet, do të ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Pavarësisht nga kërcënimet e armatosura dhe një pengmarrjeje dëshpëruese, ëndrra Qiriazi do të triumfonte, për të ndryshuar rrjedhën e një kombi të tërë. Botuar më parë si Besë, shpresë dhe dashuri, ky botim i ri paraqitet si pjesë e festimit të përvjetorit të 125-të të Shkollës së Vashave (Korçë) dhe, gjithashtu, të përvjetorit të 125-të të themelimit të Vëllazërisë Ungjillore. Intervista me autorin më poshtë, në anglisht.

Gjerasimi është patrioti i rilindjes që, besoj, më shumë nga kushdo tjetër është mbuluar me pluhurin e harresës.

Skënder Luarasi

Gjerasim Qiriazi jetoi për t’i shërbyer kombit të vet me shpresën se do ta bënte këtë botë një vend më të mirë.

Rexhep Meidani