përpiluar nga Teuta Toska

Kliko për versionin në PDF: Pasqyra “Yll’ i mëngjesit” PDF

1917-yll-i-mengjezit“Ylli i mëngjesit” është periodiku i përdymuajshëm që botoi gjatë kohës që qëndroi në Amerikë Parashqevi Qiriazi, nga viti 1917 deri në vitin 1920. Në numrin 9 të volumit të tretë (janar 1919), në deklaratën e pronësisë së revistës shkruhet se Parashqevi Qiriazi ishte “botuesi, menaxheri dhe pronari i periodikut”. Periodiku i ishte “kushtuar ndriçimit dhe lartësimit të popullit shqiptar” (Në faqen e parë të tij shkruhet në anglisht: “Albanian fortnightly review, dedicated to the enlightment and uplift of the Albanian people”). Vitin e parë (numri i parë doli në 15 janar 1917) revista doli rregullisht dy herë në muaj, me 32 faqe, nga mesi i vitit të dytë filloi të dilte një herë në muaj, ndërsa vitin e tretë numrat u bënë edhe më të rrallë. Kështu p.sh. midis numrit 8 dhe 9 të volumit të tretë ka një hapësirë prej 9 muajsh. Përgjatë kësaj periudhe Parashqevia ishte delegate në Konferencën e Paqes në Paris. Revista doli në tri vite, u botuan 36 numra, në 3 volume. “Ylli” nuk u botua më kur Parashqevia u kthye në Shqipëri. Numri i fundit është i shtatorit të vitit 1920.

Më poshtë po japim një pasqyrë analitike të shkrimeve të botuara përgjatë këtyre viteve. Ka edhe ndonjë përpjekje për të dhënë një paraqitje tematike, por, e theksojmë, ky nuk ka qenë qëllimi i kësaj pasqyre. Kjo punë ka nisur si një përpjekje për studim vetjak dhe, meqë paraqitja është e plotë, menduam se shumë studiues mund të ndihmohen me këto të dhëna, për të shkuar tek “Ylli” duke e hulumtuar në mënyrë të veçantë, sipas fushës së interesit, lëndën e tij tejet të pasur dhe me nivel të kënaqshëm shkencor.

Në këtë pasqyrë qëllimi ka qenë edhe besnikëria, pra ruajtja e të dhënave sipas mënyrës se si janë botuar. Kështu, edhe nëse vihet re ndonjë inkoherencë në emrat e shkruesve (një herë shkruhet Sevasti Qiriaz Dako, një herë Sevasti Kristo Dako), kjo ka qenë zgjedhja e vetë botuesit të “Yllit”.

VOLUMI 1

Volumi 1, numri 1, 15 janar 1917

1. “Fleta e editorit, shënime të shkurtra dhe vlera e arsimit”. Shkrimi nuk ka emër autori, por, sa herë që shkrimet nuk kanë emër, autori është editori, d.m.th. Parashqevi Qiriazi

2. “Dy fillo-shqiptarë të çkëlqyer”:

  • Ch.Crane, shkruar nga Christo A. Dako,
  • Më pas shkrim për Frederic Howe, nga K. Dako;
  • Shkrim tjetër për Ch.Crane nga Hamit Lumi

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako

4. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qiriazi-Dako (vijon)

5. “Disa shënime përmi higjienën” nga Eleni Trajan

6. Poezi “Dituria” nga Gjerasim Qiriazi dhe “Toskua dhe Moskua” nga M.T. Koroni

7. “Tregtari i Venetisë” (komedia e Shekspirit në prozë), nga Charles and Mary Lamb, përkthyer nga Eleni Trajani

8. “Kuvendi II i Partisë Zonjavet për Paqe”

9. “Rregullat e mbledhjeve (detyrat e chairmanit)”, nga Christo A.Dako

10. “Zbavitje”, “Lindur në janar”, shkruan Plaku

11. Lodra dhe problema

 Volumi 1, numri 2, 30 janar 1917

1. “Fleta e editorit”. Tematika është gjithnjë arsimi dhe vlera e tij

2. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako

3. “Dy fillo shqiptarë – z dhe znj Arthur Baldwin”, nga Christo A.Dako

4. “Kujtime të paharruara”, nga Sevasti Qiriaz Dako

5. “E nderuara Z. L.J. Byington”

6. “Nga rregullat e mbledhjeve – detyra e sekretarit”, nga Christo A.Dako, shkruhet aty edhe për detyrat e arkëtarit

7. “Nga literatura e huaj – Hamleti, princi i Danimarkës”, Eleni Trajani

8. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, nga Sotir Dh. Treska, pason në numrin tjetër

9. “Fuqija dhe detyra e shtypit” nga nga Christo A.Dako

10. “Zëri i arberesht” (vjershë), poezi nga M.T. Koroni

11. “Karakteri i G. Uashingtonit”, pa autor

12. “Thomas A. Edison”, pa autor

13. Zbavitje dhe problema – pa autor

14. “Fjalët e fundit të Skënderbeut” nga literatura popullore

Volumi 1, numri 3, 15 shkurt 1917 (f.71)

1. “Fleta e editorit” – Presidenti Uillson dhe Ylli i mëngjesit. Shënime të shkurtra për arsimin (f.73)

2. “The Albanians” nga Christo A. Dako; shumë miq amerikanë kishin kërkuar informacione në lidhje më çështjen shqiptare dhe autori ka nisur një sërë artikujsh për këtë qëllim

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako

4. “Një pjekje me Naim Be Frashërin”, nga Sevasti Qirias Dako

5. “Qysh u bë shqiptarofill Aubrey Herbert”, nga Christo A.Dako

6. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako; historia e takimit me Edith Durhamin (f.89)

7. “Romeo dhe Julieta”, përkthyer nga Eleni Trajani

8. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, Sotir Dhosi Treska (vijon në numrin që vjen)

9. Të ndryshme, – poezi “Miku i madh i Shqipërisë” për Charles R. Crane, nga Adem T.Koroni (shqiptar që jeton në Amerikë);

– poezi Ramiz Harzhi “Rreth tri varreve”

– reklama

Volumi 1, numri 4, 28 shkurt 1917 (f.105)

1. “The Albanian language”, nga Christo A.Dako; njohuri të përgjithshme për origjinën e shqipes, shkrimin e saj, për albanologë të njohur të kohës, dhe citon Gustav Majerin, Max Mullerin etj.

2. “Fleta e editorit”

3. “Shkolla dhe dituria”, poezi nga Ramiz Harxhi, Manchester, N.H.

4. Shkrim me titullin “7 Mars” (dita kur shqiptarët kanë pritur Princ Vidin në Shqipëri)

5. “Qui faciendum?”, shkrim nga “Zëri i Shqipërisë”

6. “Tërë botën pushton” (poezi), nga Rafael Dimitri

7. “Prezidenti i Shtetevet të Bashkuara”, shkrim paraqitës për Uidrou Uillsonin

8. “Xhorxh Uashingtoni, përindi i Shteteve të Bashkuara”

9. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako

10. “Komedija e gabimeve”, nga U. Shekspiri. Përkthyer nga Eleni Trajani

11. “Editorët dhe metodat e tyre,” nga Christo A. Dako – pas shkrimit për detyrat e shtypit, ky artikull i shërben sërish publicistikës dhe themelimit të saj, duke përshkruar detyrat e kryeredaktorit dhe editorit.

12. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, nga Sotir Dhosi Treska (vijon në numrin që vjen)

13. “Yll’ i mëngjesit dhe arsimi”, poezi nga Hamit Lumi

14. “Falënderje”, falënderime të ndryshme nga Parashqevia

15. “Problema”, nga Lazaratti. Pittsburg

16. “E nderuara zonjëzë” – një letër falënderimi drejtuar Parashqevisë nga Ramiz Harch

17. Një lajmërim

18. “Lindur në shkurt”, shkruar nga PLAKU

19. “Zonja Sevasti Dako në Taunton” – reportazh

20. Reklama

Volumi 1, numri 5, 15 mars 1917 (f.137)

1. “The religious beliefs of the Albanians” nga Christo A. Dako

2. “The daughters of Albania” nga Lizzie Thomas Baldwin, një shkrim për gratë shqiptare dhe përmend edhe Parashqevinë dhe punën e saj për shkollën shqipe. Ky artikull është marrë nga gazeta shqiptare “Koha”.

3. “Fleta e editorit”

4. “Dy shqiptarofillë, zonja dhe zoti S.A. Baldwin”

5. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako

6. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako

7. “Përralla e dimrit”, Shekspiri, përkthyer prej Eleni Trajanit

8. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, nga Sotir Dhosi Treska, vijon në numrin tjetër

9. “Perandori dhe fshatarka”, përkthim Ndreko Stavre

10. “Shpirt ligu Hotti”, përkthyer prej Qerim Panaritit

– Problema

11. Vjersha – “Vajtim për Gani Butkën”, Sali Butka. “Gëzimi” nga Gjerasim Qiriazi

12. Të ndryshme

– Patriotë shqiptarë në burg, nga Christo A.Dako

– Letra urimesh

– Njoftime

– reklama

Volumi 1, numri 6, 30 mars 1917 (f.170)

1. “The independence of Albania a necessity for International Peace”, nga Christo A.Dako

2. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako. Prokllamata e Austrisë për autonominë e Shqipërisë

3. “Fleta e editorit”

4. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, nga Sotir Dhosi Treska

5. “Yll’ i mëngjesit”, poezi nga Rafael Dimitri, Nju Jork

6. “Petro Nini Luarasi – Shtylla e zjarrtë e Kolonjës”, Sevasti Qiriazi Dako

7. “Rregullat e mbledhjeve”, Christo A. Dako (Proponimet)

8. “Dy zotërinj nga Verona”, prej U. Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

9. “Vdekja heroike e Paros”. Skënder P. Nini

10. “Himni mbretnor”

11. “Shpresa dhe njeriu” (poezi) nga Hamit Lumi

12. “Lindurë në mars” nga Plaku 

13. Urime dhe ngushëllime

14. Problema. Luka Fani, Spiro Nini

15. Bibliografi. (njoftim për librat që kanë dalë në shitje)

Volumi 1, numri 7, 16 prill 1917

1. Skanderbeg, The uncrowned King. S. Arthur Baldwin

2. “Fleta e editorit”.

3. “Skënderbeu u jep kurajo ushtarëvet ti edhe qytetarëvet të Sfetigradit kundre Sulltan Amuratit”.

4. “Skënderbeu Kastrioti, Mbret i Shqipërisë”. Poezi nga Asdreni

5. “Skënderbeu, babai i Shqipërisë”

6. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako.

7. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako

8. Konkursi i zotit Lazar Doka për të bërë pajtimtarë për “Yllin e mëngjesit”

9. “Liria e shtypit edhe Nomi kundër atyre që e përdorin keq këtë liri”. Christo A.Dako

10. “Dy zotërinj nga Verona”, prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

11. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, nga Sotir Dhosi Treska

12. “Uilliam Shekspir”. E.Trajan

13. Shkolla “Drita” e Gjirokastrës. Ramis Harxhi (poezi)

14. “Bijt’ e Shqipërisë jemi”. Abas T. Bolena (poezi)

15. “Gani Butka” (këndohet labërisht) L.L. Qamo

16. “Vajtim për Vanin Trajan”. Hamit Lumi (poezi)

17. “Urtësia dhe dituria” (poezi). G.D. Qirias

18. Letra urimesh, Urime, ngushëllime

19. Bibliografi (reklamë për libra)

– reklama të ndryshme

– thirrje për shqiptarët e Amerikës se çfarë duhet të bëjnë kur vendi po bëhet gati për luftë. Nga Christo A.Dako

Volumi 1, numri 8, 30 prill 1917

1. “Albania: past and present. The language question” nga Edith Durham

2. “Fleta e editorit”

3. “Sevasti Qirias Dako”. Ca fjalë vlerësimi për Sevastinë. Shkruar nga “Yll’i mëngjesit”, ndoshta Parashqevi Qiriazi

4. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako.

5. “Vjershë e Vaso Pashës” (dekun më 1892)

6. “Historia e Arsimit” (hyrje) (f.247) pason

7. “Dr. Mihal Turtulli, ish-ministër i arsimit”, Sevasti Qiriazi Dako

8. “Elementi themeltar i përparimit”, Christo A.Dako

9. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako

10. “Ëndrra të mbushura” (një shkrim nga “Ylli”)

11. “Furtuna”, prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan

12. “Nisja e zjarrit në Toskëri”, nga Sotir Dhosi Treska (fund)

13. Konkursi i zotit Lazar Doka për të bërë pajtimtarë për “Yllin e mëngjesit”

14. “Lindur në prill”, Plaku

15. Problema. Urime, ngushëllime

16. Reklamë për libra

17. Abeceja shqip

18. Reklama dhe njoftime

Volumi 1, numri 9, 15 maj 1917

1. “Albania: past and present. The race instinct” nga Edith Durham

2. “Fleta e editorit”

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako. Hyrja në luftë e Amerikës dhe aleatët.

4. “Gjuha e jon” (poezi). Qerim Panaritit

5. “Isa Boletini”, nga Christo A.Dako

6. “Kujtime të paharruara”, nga Sevasti Qirias Dako

7. “Kreu II. Egjypta (Misiri)” (vijon shkrimet për historinë e arsimit)

8. “Cymbeline”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan

9. Fjalë të urta (të popullit)

10. Konkursi i zotit Lazar Doka për të bërë pajtimtarë për “Yllin e mëngjesit”

11. “Pashko Vasa – Pasha vajton Shqipërinë”

12. “Mëma e varfër” – këngë nga Gjerasim Qiriazi, me vijën melodike të shkruar, me pentagram

13. Abeceja shqip

14. Reklamë për “Mjeshtëria për të shkruarë letra”

– reklama dhe njoftime të tjera

Volumi 1, numri 10, 31 maj 1917 (f.305)

1. “Types of political frontiers in Europe”, nga prof. L.W. Lyde (vijon), artikull marrë nga “The geographical journal”

2.  “Fleta e editorit”

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako. Fati i Shqipërisë nga pikëpamja ndërkombëtare. Njoftim për shpalljen e krahinës autonome të Korçës

4. “President Mary Mills Patrick Ph.d., Direktoresha e kolegjit çupavet në Stamboll”, Sevasti Qiriazi Dako. Informacione për kolegjin e vajzave në Stamboll, kur u themelua, programi që ndjek, një fotografi e godinave të kolegjit.

5. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Mësimi i parë. Njoftime elementare për të mësuar anglishten. Alfabeti”. Christo A.Dako (vijon)

6. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako

7. “Histori e arsimit. Racat semitike. Kreu III”

8. “Si të duash”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

9. “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”, nga Naim Frashëri (poezi) vijon, përkthyer prej Kr. Floqit

10. Konkursi i zotit Lazar Doka për të bërë pajtimtarë për “Yllin e mëngjesit”

11. Abeceja shqip, qëllimi është që shqiptarët të mund të mësojnë të lexojnë e të shkruajnë shqipen.

12. “Lindur në maj”. Plaku

13. Urime

– reklama për libra

Volumi 1, numri 11, 15 qershor 1917

1. Abeceja shqip (këtu vendoset në fillim të periodikut)

2. Types of political frontiers in Europe, pjesa II, nga prof. L.W. Lyde (vijon), artikull marrë nga The Geographical Journal

3.  “Fleta e editorit”: kombi dhe zhvillimi i tij (f.347)

4. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako: Fati i Shqipërisë nga pikëpamja ndërkombëtare. Pjesa II

5. “Themistokli Gërmenji”, nga Sotir Dhosi Treska një fotografi e tij me Nasi Kotta. Një shkrim për atë se kush ishte Themistokli Gërmenji,

6. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako

7. “Miss Carolina Borden”, nga Sevasti Qirias Dako

8. “Mary Mills Patrick Ph.D. Ll.D.” (një shkrim i shkurtër nga Caroline Borden në anglisht)

9. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Mësimi i parë. Pjesa II. Njoftime elementare për të mësuar anglishten. Alfabeti”. Christo A.Dako (vijon)

10. “Dante Alighieri” (pa autor)

7. “Histori e arsimit. Qina. Kreu IV”

8. “Si të duash”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

9. “Këshilla të urta për shqiptarët e Amerikës nga mikja e vërtetë e shqiptarëve”nga Mis Edith Durham

10. “Albanologu i shquar Holger Pederson e deklaron «Yllin e mëngjesit» vepër të shkëlqyer”. (f.368)

11. “Konferenca e editoreshës së «Yllin e mëngjesit» në Weslley College”

– urime

12. Konkursi i zotit Lazar Doka për të bërë pajtimtarë për “Yllin e mëngjesit”

– reklamat për libra

– njoftim me rastin e botimit të Yllit në muajin e gjashtë.

– përfaqësuesit e Yllit në Amerikë (ata që kujdesen për pajtimin dhe shpërndarjen)

Volumi 1, numri 12, 30 qershor 1917

1. Abeceja shqip (këtu vendoset në fillim të periodikut)

2. “Types of political frontiers in Europe, pjesa III”, nga prof. L.W. Lyde (vijon), artikull marrë nga “The geographical journal”

3.  [?] (mungon f.355, 356, 357, 358 në kopjen e përdorur për këtë pasqyrë)

4. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako: Fati i Shqipërisë nga pikëpamja ndërkombëtare.

5. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako

6. “Theroria e Ismail Kelosit” (poezi), Adem T. Koroni

7. “Jeta e njeriut dhe ngjyrat e rekordeve” nga Sotir Dhosi Treska

8. “Nata e dymbëdhjetë” ose “Ç’të duash”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

9. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Mësimi i parë. Pjesa III. Njoftime elementare për të mësuar anglishten. Alfabeti.” Christo A.Dako (vijon)

10. “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”, nga Naim Frashëri (poezi) vijon,

11. Lajmërim për lexuesit

– Yll i mëngjesit (poezi), nga S.L. Dhembeli

– Ushëtime për Yllin e Mëngjesit

12. Lindur në qershor. Plaku

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

VOLUMI 2

Volumi 2, numri 1, 16 korrik 1917

1. Abeceja shqip (këtu vendoset në fillim të periodikut)

2. “Albanian Women”. Hester D. Jenkins Ph.D, editor of World Outlook. Në këtë shkrim ajo flet për Parashqevi Qiriazin. (vijon)

3.  “Fleta e editorit”

4. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako: Proklamata e Italisë.

5. “Feja” (poezi) nga Naim Frashëri

6. “Hester D. Jenkins, A.M. Ph.D.”

7. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XI

8. “Ca shënime përmbi shëndetësi”. (pa autor)

9. “Histori e arsimit – India. Kreu V” (pa autor)

10. “Efekti i atdhetarizmës”nga Ndreko Stavre, N.Y.

11. “Timoni nga Athina”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

12. “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”, nga Naim Frashëri (poezi) (fund)

– lajmërim për lexuesin

13. “E drejta me të shtrembrën” (poezi), nga Valët e Detit

– pyetje e përgjigje (këtu Parashqevia i përgjigjet një lexuesi që e pyet se ç’dobi kanë botimi i historive të Shekspirit, romancave si i quajnë në atë kohë)

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

Volumi 2, numri 2, 31 korrik 1917

1. “Albanian Women. The educational movement in Albania. Hester D. Jenkins Ph.D, editor of World Outlook”. Në këtë shkrim ajo flet për Shkollën e Vashave. (vijon)

2.  “Fleta e editorit”

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako, Fati i Shqipërisë nga pikëpamja italiane.

4. “Teoria e Laplace-it”nga Praksithea Nikolla (nxënëse e shkollës Kyrias)

5. “Tërmetet” nga Eftalia Petro (nxënëse e shkollës Kyrias)

6. “Koha është flori” nga Olga Gorkusi (nxënëse e shkollës Kyrias)

8. “Endrra e natës mesbeharit”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

7. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Mësimi i dytë. Nyja”. Christo A.Dako (vijon)

8. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari, ia dedikon për nder të Karmen Silvës, mbretëreshës së Shqipërisë (vijon)

9. “Mallkim për tradhëtorët. Thirrje atdhetarëve” (poezi), Margarit J. Kondil Lekeli

10. “Vajtimet e mëmëdheut” (poezi), Lilo Frashëri

11. “Zonja Dako përpiqet të shpëtojë Beharenë nga thonjtë e një greku” (pa autor)

12. “Çështja shqiptare përsëri çështje e ditës” (pa autor)

13. “Or’ e fundit, Vendimet e Konferencës së Parisit”

– Alfabeti shqip

– lajmërim për lexuesin

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

Volumi 2, numri 3, 15 gusht 1917

– Abeceja shqip

1. “Albanian Women. The educational movement in Albania. Hester D. Jenkins Ph.D, editor of World Outlook”. Në këtë shkrim ajo flet për Shkollën e Vashave, për punën e Qiriazëve gjatë Luftës së Parë Botërore. (vijon)

2.  “Fleta e editorit”

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako: Vendimet e Konferencës së Parisit

4. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XII

5. “Udha e drejtë” nga Thanas Dhoska Treska (tregim, përshtatur nga anglishtja)

6. “Shën Naumi”, D.J. Tushemishti, pjesa I

7. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon)

8. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Mësimi i dytë. Emri” nga Christo A.Dako (vijon)

9. “Faji nuku fshihet dot”. Daniel Webster (Kalendari Korça, 1912)

10. “Nomi i ri për Imigrantët” (pa autor)

11. Lista e personave që ndihmuan financiarisht për zgjidhen e çështjes së Beharesë dhe lista e shpenzimeve për këtë çështje.

12. “Lindur në korrik” nga Plaku

13. Korrespondencë nga Toskëria

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

Volumi 2, numri 4, 31 gusht 1917

1. “America to solve riddle of Balcans”, artikull nga “Boston Globe”

2.  “Fleta e editorit”

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako. Vendimet e Konferencës së Parisit, pjesa II.

4. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XIII

5. “Madhështia”. Sabri A.Korça

6. “Shqipëria ndë Kuvendin e Parisit”. Shkrim nga “Corriere delle Puglie”

7. “Nevojat e rrojtjes”. U.V. Shkrim nga “Corriere delle Puglie”

8. “Vajtim për Nasi Spiron” (poezi), Salih Butka

9. Përflimi i tretë (ndoshta nga drama “Retë”)

10. “Mbreti Lir”. Prej U.Shekspirit, përkthyer në formë përrallëze prej zonjëzës Eleni N. Trajan (vijon)

11. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Mësimi i dytë. Emra të parregullta në të bërit e shumësit”. Christo A.Dako (vijon)

12. Lajme gazmore nga Korça

13. “Mërgimi”, poezi nga Ramis Harxhi

– Alfabeti shqip

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

– reklama të ndryshme

Volumi 2, numri 5, 29 shtator 1917

1. “Albania and the Albanians”, by his Excellency Ismail Qemal Bej (vijon). Artikull i botuar në një gazetë angleze “The quarterly review”

2.  “Fleta e editorit”

3. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako. Qeveria italiane i këputi marrëdhëniet me Esat Toptanin.

4. “Një letër nga dr. Turtulli”, drejtuar Kristo Dakos

5. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XIV

6. “Vdekja në mërgim” (pa autor)

7. “Konferenca e zonjës Parashqevi D.Qirias në Manchester, N.H.” nga Serafim Blushi

8. “Italia, Shqipëria dhe vendimet e Konferencës së Parisit”, nga “Corriere delle Puglie”

9. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i katërt

10. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Emri” nga Christo A.Dako (vijon)

11. Lista e ndihmëtarëve të Yllit të Mëngjesit

– një thirrje këndonjësve

– bibliografi

– urime

12. Për të qeshur

– reklama të ndryshme

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

Volumi 2, numri 6, 31 tetor 1917

1. “Albania and the Albanians”, by his Excellency Ismail Qemal Bej, pjesa II (vijon). Artikull i botuar në një gazetë angleze The Quarterly Review

2. “Prof. Holger Pedersen on the Albanian Language” (Pederseni ka shkruar për Yllin e Mëngjesit)

3.  “Fleta e editorit”

4. “Shqiptarët e Hudson-it lavdërohen”

5. “Kqyrje politike” nga Christo A. Dako. Amerika përgatitet për Konferencën e Paqes.

6. “Ç’duhet bërë?”, artikull nga Corriere delle Puglie

7. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XV

8. “Lumturia e vërtetë e njeriut. Karakter, ndërgjegje, drejtësi”. Sotir Dh. Treska

9. “Konferenca e zonjës Parashqevi D.Qirias në Albany, N.Y.”, Reporteri

10. “Histori e arsimit, Kreu VI, Persia”

11. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Fjalorth.” nga Christo A.Dako (vijon)

12. “Ushëtime nga shtypi i huaj për konferencat e zonjushes Parashqevi Qiriazi”

13. “Esat Pasha në Romë”

14. “Një shoqëri kombëtare në Korçë”

15. Letra nga Korça. Ylli i Mëngjesit në Korçë

– Blini bonde të lirisë

– reklama të ndryshme

Volumi 2, numri 7, 30 nëntor 1917 (f.219)

1. “The proclamation of Independence of Albania”, pjesa III (artikulli i Ismail Qemalit)

2. “Si u kasnecua vetëqeverimi i Shqipërisë” nga Dimitri Zografi (Ky artikull është marrë nga “Dielli”)

3. “Ismail Qemal Vlora”, shënime biografike. Refo Çapari

4. “Fleta e editorit”: ky numër i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë, edhe fjala e botuesit për këtë ngjarje flet.

5. “28 vjeshtë e tretë”. Christo A.Dako

6. “Çamërisë. Kushtuar mikut t’im dhe atdhetarit të mirë zotit Beqo Izet Çami”

7. Studentë shqiptarë çmojnë Yllin e Mëngjesit

8. “Betimi mbi flamur” (fjalët e himnit)

– Ky numër shoqërohet me një suplement

1. “Kujtime dhe psherëtimë” (poezi), Haxhi Murat Çami

2. “Fjalët e qiririt”. Naim Frashëri

3. “Një festë kombëtare amerikane, thanksgiving day”. Christo A.Dako

4. “Flamuri” (poezi), Faik Bej Konica

5. “Patriotizma”. Lumo Skëndo

6. “Ç’duhet bërë?”, nga “Corriere delle Puglie”

7. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), pamje e dytë

8. “Konferenca e editoreshës sonë në Cleveland, Ohio.”, K.V. Tushemisht

– urime dhe ngushëllime

– reklama

Volumi 2, numri 8, 31 dhjetor 1917 (f.263)

1. “A ride for freedom”, nga Edith Durham

2. “Fleta e editorit”: lajme të ndryshme për shkrime që i vijnë nga personalitete të ndryshme “Yllit”. Në fund një poezi kushtuar Parashqevisë, nga Luka Lasko

3. “Gjuha shqipe”, nga Holger Pedersen (shkrim dërguar “Yllit të mëngjesit”)

4. “Miku i Shqipërisë zoti Charles Woods”, nga Sevasti Q. Dako

5. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Njoftime paraprake për foljen”. Christo A.Dako (vijon)

6. “Të çdukurit e manushaqes” nga Sevasti Christo A.Dako (tregim)

7. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i dytë

8. Letër nga kolegji San Demetrio Korone (pasi i janë dërguar të gjithë numrat e Yllit kolegjit, i vjen redaksisë një letër falënderimi)

9. “Konferenca e zonjushës Parashqevi D. Qirias ndw Milwaokee, Wisconsin”. Reporteri Sabri S. Maleshova

10. “Konferenca e zonjushës Parashqevi D. Qirias ndë Detroit, Michigan”. Pando Adams

11. Lista e ndihmëtarëve të “Yllit të mëngjesit”

– reklama

– reklamë për botimin e librit “Arithmetika” nga Christo A.Dako

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

Volumi 2, numri 9, 15 janar 1918

1. “The Albanian Question. M. Edith Durham” (artikull i botuar në “The contemporary review”, tetor 1917)

2. “Fleta e editorit”: letra i kushtohet vitit të botimit të “Yllit”, bashkëpunëtorëve të Parashqevisë, botimet e reja të bashkëpunëtorëve etj.

3. Njoftim për vrasjen e Themistokli Gërmenjit dhe një poezi me këtë rast nga Mihal Grameno

4. “Salutim flamurit për Ditën e tij”. Mihal Kosmo

5. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XVI

6. “Spiro Bellkameni”. Sevasti Dako

7. “Metodë për të mësuar anglisht. Fjalorth” nga Christo A.Dako (vijon)

8. “Shpërblimi”. Rafael Dhimitri (tregim, vijon numrin tjetër)

9. “Si u kremtuar dita 24 tetor prej popullit amerikan”. Qerim Panariti

10. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i tretë

11. Për të qeshur (të popullit)

12. Fjalë të urta (Dhembeli)

13. “Zilia”, poezi nga Lilo Frashëri

14. “Vit i Ri”. Poezi nga Refo Çapari, Luarat 1914

15. “Flamuri”, poezi, e proklamuar nga z. Mehmet Hado Delvina

16. Bibliografi (reklamë për një libër të Kostë Çekrezit)

17. “Vajtim për një motër të vetëm”, Sabri Korça

– urime, falënderime, reklama, njoftime

– reklamë për botimin e librit “Arithmetika” nga Christo A.Dako

– reklamë për librin e Sevastisë “Mjeshtëria për të shkruar letra”

– përfaqësuesit e Yllit

Volumi 2, numri 10, 31 janar 1918

1. “Les albanais et la langue albanaise” nga Louis Dufour (professeur diplome de langues vivante)

2. “Fleta e editorit” – një letër që Ismail Qemali i ka dërguar Christo A.Dakos dhe reflektimet për këtë letër.

3. “Albanologu Louis Dufour” (pa autor, ndoshta Parashqevia)

4. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XVII

5. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i katërt

6. “Armiku i artes dhe literaturës”. Qerim Panariti

7. “Mbledhja e përvitshme e shoqërisë drenovare “Bashkimi” nga Zissi Kalo

8. “Shpërblimi”. Rafael Dhimitri (tregim, vijon numrin tjetër)

9. “Metoda praktike për të mësuar anglisht. Foljet dhe parjetë [parafjalët]”. Christo A.Dako (vijon)

10. Fjalë të urta (të popullit)

11. “Trumbeta e Bashkimit”, poezi, Ramis Harxhi

12. “Shqiptarët farmakosur prej Patrikanës”, poezi, nga Valët e Detit

13. “Këngë e Kolonjës”, poezi, Ibrahim Ismail Kurtesi

14. “Dhosi i Papa Naum Vithkuqarit, që zuri rob Allaj Benë në Manastir” (poezi) pa autor

– urime, falënderime, reklama, njoftime

– reklamë për botimin e librit “Arithmetika” nga Christo A.Dako

Volumi 2, numri 11, 16 shkurt 1918

1. “Present Situation and future prospects of the land of Eagle” (pa autor)

2. “Shkëlqesia e tij Nuredin Bej Vlora dhe e nderuara zonja e tij”

3. “Fleta e editorit” – reflektime mbi letërkëmbimet me lexuesit dhe ndikimin që pati “predikimi” i Yllit për arsimin

4. “Gjëra të vogla që bëjnë punëra të mëdha” (pa autor)

5. “George Washington, Abraham Lincoln” (pa autor)

6. “Të zhvilluarit e gjuhës” nga Christo A.Dako. Shkrim për shqipen dhe ligjësitë e saj të zhvillimit.

7. “Mundimi i ndërgjegjes”, tregim nga Sevasti Dako

8. “Metodë për të mësuar anglisht. Lidhjetë dhe thirjetë”. Christo A.Dako (vijon)

9. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i pestë

10. Shkolla amtare “Atdheu” në Waterbury – nështypje. H. Gjebrea

– lajmërime, reklamë, ngushëllime

– reklama për libra

Volumi 2, numri 12, 28 shkurt 1918

1. “Aperçu generale sur l’origine des Albanais et de leur langue”, par le Dr. Adamidhi

2. “Fleta e editorit”

3. “Të zhvilluarit e gjuhës. Fjalë të reja të bëra me ndihmën e parash”. Christo A.Dako

4. “Karakteri ndërtohet që në vogëli”, nga H. Gjebrea (tregim didaktik)

5. “Historia e arsimit. Kreu VII. Judenjtë” (pa autor)

6. “Metodë për të mësuar anglisht. Mbifoljet”. Christo A.Dako (vijon)

7. “Bisedime filologjike”. (fjala shqipe në vend të fjalës së huaj) Gjon Bitter

8. “Shpërblimi”. Rafael Dhimitri (tregim, vijon numrin tjetër)

9.  Mbledhja përfundimtare për organizimin e shoqërisë “Lidhja e studentëve shqiptarë”. Sekretar Skënder P. Nini

10. “Zoti Lazar P.Doka ndihmëtar i arsimit” (pa autor)

11. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i gjashtë

12. “Krerëve tradhëtorë” (poezi), nga “Endra e lotë”

– lajmërime, reklamë, ngushëllime

– reklama për libra

VOLUMI 3

Volumi 3, numri 1, prill 1918

1. “Albania and Albanians”, by H. Charles Woods, marrë nga “Geographical Review”, prill 1918. Pjesë nga libri që do të botohej më vonë.

2. “Fleta e editoreshës”. Këtu Parashqevia tregon disa ndryshime ne projektin editorial, tematikën dhe shpërndarjen e revistës

3. “Helinët (grekërit e vjetër). Kreu VIII. Historia e arsimit”

4. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), pamje e tretë

– urime

– një përmendore e Skënderbeut

– harta etnografike e Korçës

– përkrahësit e vegjël të Yllit të Mëngjesit

5. “Tragjedia e Korçës vërtetohet”

6. “Zi kombëtare, për vdekjen e At Stathi Melanit”

– reklama e njoftime

– libraria e Yllit të Mëngjesit

– abeceja shqip, alfabeti

Volumi 3, numri 2 dhe 3, maj e qershor 1918

1. “The Albanian People hear of Homeland” (Worcester telegram)

2. “Fleta e editores”

3. “Vlera e arsimit” nga Louis Dufour

4. “Koha” (poezi) nga Mihal Grameno

5. “I pari kongres kombëtar”, një raport për Kongresin e Manastirit nga Mihal Grameno

6. “Shpërblimi”. Rafael Dhimitri (tregim, pjesa IV)

7. “Jean Baptiste Poquelin – Moliere”. Nga Christo A.Dako

8. “I nënti”, komedi nga Molieri, përkthyer në formë përralle nga Christo A.Dako

9. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i dytë

10. “Kristofor Kolombi” (pa autor)

11. “Historia e arsimit, kreu IX” (pa autor)

12. “Metodë për të mësuar gjuhën anglisht. Mbiemri. Fjalor. Pjesë për të përkthyer”, Christo A.Dako

13. “The women’s educational association of Massachusetts hears of ‘The forgotten race’” (pa autor)

14. Thirrje dhe lutje – nga shoqëria Lidhja e Studentëve Shqiptarë.

15. “Një udhëtim në Shqipëri”, (poezi) Gjerasim Qiriazi

16. “Bagëti e Bujqësi”. Nga Naim Frashëri (vijon)

17. “Mësime gjeografike”, nga Kristo A.Dako

– receta për t’u ushqyer në kohë lufte. Receta për të gatuar ushqime të ndryshme

– reklama të ndryshme

– abeceja shqip, alfabeti

Volumi 3, numri 4, korrik 1918

1. “Albania’s, Rights and Claims to Independence and territorial integrity” – letër që i është dërguar Presidentit Willson nga Kristo Dako e Mihal Grameno

2. “Text of President Wilson’s Speech at Mt.Vernon, renews pledge to free world”

3. “Fleta e editores”

4. Shtylla literale “Foleja kombëtare”, Mihal Grameno

5. “Mjekës me pahir”, komedi nga Molieri, përkthyer në formë përralle nga Christo A.Dako

6. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i tretë, i katërt

7. “Mësime shëndetësie”. Pa autor (vijon)

8. “Mësime gjeografike”. Christo A.Dako (vijon)

9. “Të dëgjojmë më të mëdhenjtë” (pa autor)

10. “Të gatuarit pa zjarr (si të gatuajmë për kohë lufte)”

Volumi 3, numri 5, gusht 1918 (f.150)

1. “The strength of the national consciousness of the Albanian people” – artikull në anglisht nga Christo A.Dako

2. “Fleta e editores”, nevoja për libra shkollorë. Vlera e fjalëve të urta

3. “Të drejtat dhe kërkimet e Shqipërisë për indipendencë dhe për tërësinë e vendit” (teksti shqip i memorandumit që iu dërguar presidentit Willson më 20 korrik prej Mihal Gramenos dhe Christo A.Dakos)

4. “Nga ushëtimet e memorandumit: seri letërkëmbimesh për dërgimi e memorandumit, marrjen dhe leximin e tij” – Christo A.Dako, Mihal Grameno dhe personalitetet amerikane, si z.CH.Crane, ministri i Punëve të Jashtme të Amerikës, Sekretari i Shtetit etj.

5. Përhapni çështjen kombëtare (pa autor)

6. “Presidenti Wilson përsërit betimin për të liruarit e botës”

7. “Gjaku ujë s’bëhet”. Sevasti Kristo Dako, tregim

8.  “Nga shkrimtarët e parë të Rilindjes Shqiptare”, një shkrim për historinë e shkrimit dhe letërsisë shqipe. Përmendet një vepër në shqip të vitit 1626 “Imitatio Christi” dhe emra të tjerë, si: Bogdani, Budi, Theodhor Haxhifilipi (që ia ka parë Lef Nosit në bibliotekën e vet në vitin 1909-1910), Anastas Kulluriotin etj. Nga Christo A.Dako

9. “Kujtime të paharruara”, Sevasti Qirias Dako, pjesa XVIII

10. “Shqiptarë në ushtri të Amerikës – Ramadan Çika”

11. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i pestë

12. Mësime gjeografike: qytete dhe fshatra të shënuara. Pjesa III, nga Christo A.Dako

13. “Bekime” Mihal Grameno (poezi)

14. Anekdota

15. “Të gatuarit pa zjarr” – disa receta gatimi shqiptare edhe në anglisht, si p.sh. jahni etj.

– urime dhe ngushëllime

– reklama

Volumi 3, numri 6, tetor 1918

1. “An Appeal to the Allies” (kryeartikull në anglisht, pa autor, por një dorë ka shkruar emrin e Sevasti Dakos)

2. “Fleta e editores”

3. “Thirrje këndonjësve”

– thirrje për të blerë bonde lirie, për të kontribuuar për luftën dhe për t’u regjistruar në Amerikë si shqiptare, që të ndihmohet kështu edhe çështja kombëtare.

4. “Fuqia e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar” (ky artikull i përgjigjet argumentit të përhapur se shqiptarëve u mungon ndërgjegjja kombëtare) nga Christo A.Dako

5. “Etude abregeee sur la langue albanaise”. Par Louis Dufour, professeur diplome – përshkrim i gramatikës së shqipes (frëngjisht)

6. Një letër dërguar Qerim Panaritit, si përfaqësues i Lidhjes Studentore Shqiptare nga Louis Dufour

7. “Mësime gjeografike: qytete dhe fshatra të shënuara. Pjesa IV”, nga Christo A.Dako (vijon)

8. “Mësime shëndetësie, pjesa II: Kockat”, pa autor, vijon

9. “Një ngjarje tragjike” – lajm për vdekjen e një shqiptari në Amerikë

10. “Metodë për të mësuar gjuhën anglisht. Mbiemri. Fjalor” dhe pjesë për të përkthyer, nga Christo A.Dako

11. Bibliografi (njoftim për libra të botuar)

12. “Ylli i Mëngjesit kërkohet në Shqipëri. Lutje këndonjësve”

13. Përhapni çështjen kombëtare

– lajmërim për shqiptarët që duan të holla në kazanë e Korçës

– libraria e Yllit të Mëngjesit

Volumi 3, numri 7, nëntor 1918

1. “Albania’s rights, hopes and aspiration”, Sevasti Dako, president i Albanian National Party. Dimitri Bala, sekretar

2. “Fleta e editores”, shkrimi i kushtohet Ditës së Flamurit. Por edhe kemi prezantimin me figura të rëndësishme të kombit, si Ismail Qemalit, Sami Frashërit, Naim Frashërit; botohet edhe poezie e Naimit “Shkëndijë e diellit ndaj manushaqes”; Vaso Pasha, me një pjesë nga poema e tij “O moj Shqipni”; Papa Kristo Negovani, Sevasti Qiriazi Dako, Kristo Dako; Nuredin Bej Vlora; Gjerasim Qiriazi, poezia e tij “Lamtumirë”; Gjergj Qiriazi, Mihal Grameno; “Flamuri”, poezi, nga Mihal Grameno; dëshmori Çerçiz Topulli; dëshmori Themistokli Gërmenji; Kostandin Kristoforidhi, Petro Nini Luarasi; Spiro Bellkameni, me një poezi kushtuar atij nga Kristo Floqi; Jovan Vreto; At Stathi Mellani; Gani Butka, me një poezi kushtuar atij nga i ati; dëshmori Mustafa Hilmi (Muço Qulli); dy (2) fotografi nga komisioni i Kongresit të Manastirit, me një pjesë poezie për këtë ngjarje nga Asdreni

– “Ylli i Mëngjesit kërkohet në Shqipëri. Lutje këndonjësve”

– urime e ngushëllime

3. Përhapni çështjen kombëtare

– lajmërim për shqiptarët që duan të holla në kazanë e Korçës

– Libraria e Yllit

Volumi 3, numri 8, shkurt 1919

(kopertina ka ndryshuar, është me ngjyra, d.m.th. i shtohet ngjyra e kuqe, një grua e veshur me rroba tradicionale shqiptare, me një flamur në dorë kuq e zi, ku lexohet “Ylli i mëngjesit”, e rrethuar nga njerëz që e shohin, një yll në sfond që ndriçon dhe një fjali në krye të faqes: “Qëndroni për këtë flamur dhe do të jini të lirë”)

– lajmi për vdekjen e Ismail Qemalit

1. “Pact of freedom at liberty shrine” (pa autor, por një dorë me shkrim me laps ka shkruar Kristo Dako)

2. “Deklarata e qëllimeve të bashkëta e kombësive të robëruara” (në këtë ngjarje ka marrë pjesë Kristo Dako si përfaqësues i Kosovës dhe Çamërisë)

3. “Fleta e editores”

– falënderim

4. “Recent observations in Albania”, by brig. Gen. George P. Scriven, US Army, copyright i “National Geographic Magazine”, botuar me leje

5 “Babai i Shqipërisë” (shkrim përkujtimor për Ismail Qemalin)

6. “Në fushë të nderit”. Shkrim nga Mihal Grameno për një dëshmor shqiptar

7. “Letra urimesh Lidhjes së Studentëve Shqiptarë”, nga Pederseni dhe Mehmet Konica.

8. “Retë”, dramë me 4 pamje, Refo Çapari (vijon), përflim i gjashtë

9. “Bagëti e bujqësia”, poema. Vijon

10. “Shëndetësi. Dieta për të ndihmuar kundër kapsllëkut”

– lajmërim për një libër të Kristo Dakos që pritet të botohet

Volumi 3, numri 9, dhjetor 1919 (f.296)

– në faqen pas kopertinës ka njoftimin në anglisht të botimit të librit të Kristo Dakos “Albania – the Master Key to the Near East”, me pasqyrën e lëndës të plotë të librit, dhe shtojcat, dhe një shënim vlerësim nga prof. Richard Gottheil, nga Columbia University

1. “General impressions from the Peace Conference”

– deklarata noteriale që tregon se revista është e regjistruar dhe Parashqevi Qiriazi është editor, business manager dhe owner

2. “Nënshtypje të përgjithshme nga Konferenca e Paqes” (pa autor, Parashqevia)

  The Morning Star to Mr. Robert Swan Townsend, z dhe znj Kennedy, falënderim

3. “Fleta e editores” – Dita e Flamurit

4. “Gjendja e brendshme e Shqipërisë” (pa autor)

5. “Një sistem shkollar për në Shqipëri”

6. “Studentët shqiptarë në Paris”

– bibliografi, njoftim në anglisht i botimit të librit të Kristo Dakos “Albania – the master key to the Near East”,

7. “Përfaqësonjës shqiptar në Paris” (lista e delegatëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris, që zgjati 8 muaj)

8. “Të nderuarave zonja shqiptare në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë”, një fjalë informacioni për jetën e Sevastisë dhe të Parashqevisë dhe veprimtarisë së tyre në atë periudhë. Nga Parashqevi Qiriazi

9. “Një protestë që dërgoi Shkodra Konferencës së Paqes”

– Bibliografi për librin e Kristo Dakos, “Albania – the Master Key to the Near East”, ose Historia Diplomatike e Shqipërisë (kësaj radhe jepet edhe varianti në shqip i titullit në anglisht). Këtu bëhet një prezantim tematik kapitull pas kapitull të librit (një rresht për çdo kapitull). Prezantimi zgjat 2 faqe (pa autor).

10. “Pyetje dhe përgjigje” (Artikulli fillon kështu: “Kam në dorë 97 letra me pyetje të ndryshme përmbi çështjen shqiptare dhe veprimin e delegatëve në Paris…)

– reklama për libra të ndryshëm që kanë ardhur tek “Ylli i Mëngjesit”

11. “Ushëtime për veprat e zonjushës Qirias”

– komunikata për “Yllin e mëngjesit”

– një ekspozicion ndërkombëtare në Art Museum

12. “I dbuemi”, poezi nga Pater Gjergj Fishta OFM

13. Këshilla për ata që duan të sjellin fëmijën këtu

– vazhdojnë me disa vlerësime për librin e Kristo Dakos “Albania – the Master Key to the Near East

Volumi 3, numri 10, janar 1920

– reklamë nga një firmë amerikane për punësim

1. “Greek fallacies regarding Epirus” (vijon). Pa autor

2. “Shqypnies” (poezi). N.Ivanaj. Shkodër, prill, 1914

3. “Fleta e editores”

4. “Një libër i nevojshëm”. Nga Terenc Toçi një recensë për librin e Kristo Dakos

5. “I çquari patriot Terenc Toçi” (pa autor)

6. “Letër nga Parisi”, nga Stavre Stavrou

7. Pyetje e përgjigje

8. Shqiptarët do të mësojnë anglisht

– reklamë në anglisht për librin e Kristo Dako “Albania – the Master Key…”, blurbs në anglisht

Volumi 3, numri 11, prill 1920

1. “An open letter” një letër që Parashqevia, si delegate në Konferencën e Paqes në Paris, ia dërgon Frederick Dixon, botues i “Christian Science Monitor” për një shkrim që mbështet gënjeshtrat greke për Korçën.

2. “The Case for Albania”, marrë nga “The Near East”, nr. 470, 6 maj 1920

3. “Ushëtime për librin e z. Dako”

4. “Fleta e editores”

5. Bibliografi (njoftime për libra të ndryshëm)

6. “Idhea e kombësisë: kur i lint, edhe qysh u villua”. (pa autor)

7. “Kujtime politike”. “S’ka Perëndi për shqiptarët” (tregim), Terenc Toçi, S.Cosmo Albanese (Cosenza)

8. “Fjala e Dodonës” (poezi). Asdreni

– reklamë për librin e Sevastisë, “Mjeshtëria…”

Volumi 3, numri 12, shtator 1920

1. “Konferenca e Paqes dhe Shqipëria, Shënime historije”. Pa autor

2. “Fleta e editores: Shënime për arsimin filltar në Shqipëri”

3. “Ministri i Punëve të Brendshme”, një profil për Ahmet Zogun, si patriot. Nga Christo A. Dako

4. “Editor i Yllit të Mëngjesit u nis për në Shqipëri”, një profil i shkurtër për Parashqevi Qiriazin. Nga Christo A.Dako

5. “Fushata e huas kombëtare”. Marrë nga “Dielli”. Midhat Frashëri

6. “Rrugtarët”, poezi, Asdreni

7. “Bujqësia, mjeshtëritë dhe tregtia (shënime)”. Christo A.Dako

– reklamë librash (Kristo Dako ka botuar librin e metodës për mësimin e anglishtes) dhe tri volumet e “Yllit të Mëngjesit”

– libraria e “Yllit të Mëngjesit”